Kosova
Në Prokurorinë Speciale në Prishtinë dorëzohet kallëzim penal ndaj nënkryetarit të Serbisë
Shoqata “Krimet e Luftës në Gjakovë”, ka dorëzuar sot Prokurorinë Speciale në Prishtinë kallëzim penal kundër ish-komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar, aktualisht nënkryetar i Serbisë, Bozhidar Deliq.
Shoqata “Krimet e Luftës në Gjakovë” ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale në Prishtinë kallëzim penal kundër ish-komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar, aktualisht nënkryetar i Serbisë, Bozhidar Deliq.
Shkëndije Hoda, udhëheqëse e shoqatës, ka thënë me këtë rast se presin rezultate pozitive. Ajo ka thënë se janë tri kallëzime penale bashkëngjitur me disa dokumentacione faktike si një lloj ditari i operimit të Brigadës 49 të Motorizuar nën komandën e Bozhidar Deliq, raporton Albinfo.ch.
“Ne e dorëzuam, edhe pse procedurat këtu kanë ndryshuar, pak kemi qenë të pakënaqur, edhe pse prapë kemi marrë fjalë të mira”, ka thënë ajo.
Gjokë Sokoli, dëshmitar, njëherësh familjar i viktimave të luftës, tha se kanë sjellë me qindra dëshmi që dëshmojnë pjesëmarrjen e Deliqit në
krime lufte.
“Kemi dëshmi që e kanë njohur që ka marrë pjesë në masakrën e Mejës, Krushës e Gjakovës. Me qindra ka dëshmi dhe besoj se do të dalë para organeve të drejtësisë. Duhet edhe institucionet të apelojnë në tërë botën për këtë kriminel”, tha ai./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










