Kosova
Në Prishtinë po mbahet konferenca më e madhe e teknologjisë në Ballkan “KosICT”
Këtë vit në konferencë po diskutohen e tashmja dhe e ardhmja e teknologjisë me tema të tilla si: IoT, AR/VR, Blockchain, SaaS dhe FinTec
Në Prishtinë po mbahet konferenca e teknologjisë “KosICT”, në të cilën mund të mësoni më shumë rreth trendeve botërore në fushën e teknologjisë nga ndërmarrës dhe personalitete të suksesshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.
Këtë vit në konferencë po diskutohen e tashmja dhe e ardhmja e teknologjisë me tema të tilla si: IoT, AR/VR, Blockchain, SaaS dhe FinTech, përcjell albinfo.ch.
Njëri nga partnerët e organizimit të kësaj ngjarje madhore është edhe kompania “Gjirafa”. Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Gjirafës”, Mërgim Cahani, ka thënë se për herë të katërt janë partnerë, derisa padyshim se kjo është konferenca më e madhe në rajon në fushën e teknologjisë.
“Po, ne për herë të katërt jemi partnerë të kësaj ngjarje shumë të rëndësishme. Çdo vit ka shumë risi, dhe kështu është edhe në këtë edicion. Kjo është konferenca më e madhe në rajon në fushën e teknologjisë dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme. Edhe në këtë edicion kishte mjaft befasi, me të ftuar specialë, dhe me fjalime shumë të rëndësishme. Kjo ngjarje po bëhet gjithmonë e më e rëndësishme dhe më e popullarizuar. Ne jemi shumë të kënaqur që jemi partnerë dhe besoj se do të jemi edhe në vitit e ardhshme”, ka thënë Cahani ekskluzivisht për albinfo.ch.
Interesimi për këtë konferencë ishte jashtëzakonisht i madh, duke u përcjellë gjithashtu nga numri i përkrahësve dhe sponsorëve të konferencës.
Ndër të ftuarit në këtë konferencën ishin ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, duke treguar mbështetjen e Ambasadës Gjermane ndaj bizneseve të reja në fushën e teknologjisë dhe në ndërmarrësi.
Gjithashtu ishte i pranishëm edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ku edhe ai ofroi përkrahjen. Themeluesi i “EA Sports” Jeff Burton ka qenë ndër të ftuarit specialë për edicionin e gjashtë.
KosICT filloi gjashtë vjet më parë si një konferencë rajonale, me qëllim që të sjellë në Ballkan trendin e shumëpërfolur të IT-së, dhe tani ka arritur të jetë një ndër konferencat më të mëdha të kësaj fushe.
Gjatë viteve që është mbajtur kjo konferencë kanë marrë pjesë më shumë se 70 folës nga Google, LinkedIn, Apple, Revista Ndërmarrëse, Deutsche Telekom dhe më shumë se 2000 pjesëmarrës nga e gjithë bota.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa














