Kultura
Në Prishtinë hapet ekspozita “Baballarët e Kosovës”
Një ekspozitë që flet për rolin e babait në familje është hapur sot në Prishtinë. Aty u bënë edhe krahasime për baballarët e sotshëm me të gjeneratave të dikurshme. Nuk janë vetëm nënat që duhet të kujdesen për fëmijët e tyre.
Kjo ishte motoja e ekspozitës “Baballarët e Kosovës”, e cila u hap në Ditën Ndërkombëtare të Familjes në Prishtinë, në kuadër të projektit “Përfshirja e burrave në atësi”, përcjell albinfo.ch.
“Për familjen duhet të kujdesen si burrat, ashtu edhe gratë”, ka thënë Bujar Fejzullahu, drejtor ekzekutiv i Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë “PEN”. Po ashtu është publikuar edhe libri me të njëjtin emër.
Organizatori i këtij projekti, Kadri Gashi, tha se me këtë ekspozitë dhe me këtë libër dëshirojnë të sjellin diçka më pozitive, përkundër vështirësive e problemeve ekonomike që has kjo shoqëri. “Është goxha emocion i mirë kjo ditë. Mbi 25 mijë familje kanë asistencë sociale në Kosovë. Ka shumë vajza të reja që nuk kanë mundësi të shkollohen, papunësia është e madhe. Duke e parë këtë, ne si organizatë me këtë ekip jemi munduar të sjellim diçka më pozitive”, tha Gashi.
E Ilir Kurtishi, njëri ndër baballarët pjesëmarrës në libër, tha se shpreson që organizime të tilla do të ndihmojnë në vetëdijesimin e të gjithëve për rëndësinë që ka kujdesi për fëmijët nga të dy prindërit.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












