Kosova
Në një aksident në Gjermani humbin jetën babë e bijë
Gjatë një aksidenti frontal që është shkaktuar mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane B 462 në Dunningen, jetën e kanë humbur vozitësi 26-vjeçar i një veture e llojit BMW dhe një nga vajzat e tij, të cilët morën plagë shumë të rënda dhe nuk arritën të mbijetonin. Vajza e dytë, e cila gjithashtu ka qenë në veturë, në spitalin universitar të Freiburgut është dërguar me plagë të rrezikshme për jetë.
Pak para ora 11.00, vozitësi 26-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me dy vajzat e tij tre dhe katërvjeçare, në autostradën B462 nga drejtimi Hochwald për në Dunningen. Menjëherë pas bashkimit të autostradës së vjetër federale (Dunningen Lindje), nga shkaqe ende të panjohura ai ka dalë në korsinë e majtë dhe është përplasur me një kamion që po vinte nga ana e kundërt, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Vozitësi 26-vjeçar dhe njëra prej vajzave janë gjetur të vdekur në veturën e shkatërruar tërësisht, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane, përcjelll Albinfo.ch. Fëmija tjetër është lënduar rëndë dhe është në rrezik për jetë. Ende mbetet e paqartë se cila prej dy vajzave e ka mbijetuar aksidentin.
Mobilizimi i një helikopteri të shpëtimit ka qenë i nevojshëm për të transportuar fëmijën, në mënyrën më të shpejtë në spitalin universitar në Freiburg. Shoferi i kamionitka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Helios të Rottweil.
Prokurori publik i Rottëeilit ka urdhëruar përfshirjen e një eksperti aksidentesh, i cili erdhi menjëherë në vendngjarje. Vetura BMW është shkatërruar tërësisht, ndërsa edhe kamioni ka pësuar dëme të konsiderueshme. Në detyrë për rimëkëmbjen e viktimave të aksidentit dhe masa të tjera mbështetëse kanë qenë të pranishme ekipet e zjarfikësve dhe ekipe të tjera përkrahëse. Gjatë procesverbalit të aksidentit, autostrada B462 është mbyllur e tëra.
Sipës gazetës “Koha.net”, viktimat janë nga Komuna e Deçanit
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












