Kosova
Mitrovicë: Paralajmërohet hapja e mundshme e urës kryesore mbi lumin Ibër
Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut të premten pritet të diskutohet çështja e zbatimit të vendimit për hapjen e urës mbi lumin Ibër
Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut të premten pritet të diskutohet çështja e zbatimit të vendimit për hapjen e urës mbi lumin Ibër, përcjell albinfo.ch.
Seanca fillon nga ora 10:00 dhe aty përveç pikave të përcaktuara të rendit të ditës, mund të futet edhe kjo çështje, ka thënë asamblistja e Vetëvendosjes, Aida Doli.
Ajo ka theksuar se do të kërkojë që ky vendim të dikutohet në këtë seancë.
E, kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, ka thënë se nëse kjo pikë vjen si propozim nga delegatët, do të mirëpritet. “Sigurisht se do ta mbështesim”, është përgjigjur ai për hapjen e urës.
Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit ishte marrë në prill të vitit 2023, por që nuk është zbatuar ende, edhe pse ka qenë subjekt i dy marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë më 2015 dhe 2016 në kuadër të dialogut.
Ura që ndan jugun dhe veriun shihet si simbol i ndarjes së Mitrovicës. Ajo mund të kalohet vetëm në këmbë. Ura është gjithashtu simbol i barrikadave – e para prej të cilave është ngritur në vitin 2011 nga serbët lokalë, në shenjë kundërshtimi ndaj shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri.
Në vitin 2014, ato barrikada janë zëvendësuar me gardhe betoni e me pemë, që janë hequr në vitin 2016 është menduar që ura të hapet për qarkullim. Pas kësaj, udhëheqja lokale ka nisur të ndërtojë një “mur” nga ana veriore e urës, i cili më pas është shembur. Në afërsi të kësaj ure, shpeshherë, mbahen protesta të ndryshme, që organizohen nga përfaqësuesit politikë të serbëve.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













