Lajme

Në Konsullatën e Kosovës në Mynih arrijnë librat për mësimin plotësues në gjuhën shqipe

Në prag të vitit të ri shkollor, dje në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Mynih kanë arritur librat e dërguar nga Republika e Kosovës për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Bavari.

“Materialet mësimore për nivelin e parë, të dytë dhe të tretë do të shpërndahen, në mënyrë që LAPSh Bavari, mësueset dhe nxënësit ta nisin vitin shkollor 2026/27 me kohë, pa pengesa dhe me materialet e nevojshme.

Mbështetja për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, për mësimdhënësit dhe nxënësit tanë në diasporë, është një kontribut i rëndësishëm dhe jetik në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës tonë te brezat e rinj”, thuhet në njoftimin nga Konsullata, transmeton albinfo.ch.