Lajme
Në Horn të Austrisë, festohet përvjetori i marrëdhënieve shqiptaro – austriake
Në fjalën e tij, ambasadori shqiptar, Roland Bimo foli për marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale e historike midis të dy vendeve e popujve që shkojnë thellë në histori, qysh nga koha e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Me rastin e 100-vjetorit të njohjes së Qeverisë Shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës (vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Austrisë dhe Shqipërisë më 18 shkurt 1922), Ambasada Shqiptare në Vjenë, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Bashkisë së qytetit Horn në Austri, si dhe me mbështetjen e iniciatorëve për organizimin e qytetarëve austriakë me origjinë shqiptare, të angazhuar politikisht në Austri, organizuan një pasdite kulturore në Muzeun e qytetit Horn.
“Ishin të ftuar dhe morën pjesë bashkatdhetarë shqiptarë të organizuar në shoqata patriotike kulturore, si dhe miq e dashamirës austriakë. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqësues të autoriteteve të Land-it nga Austria e Poshtme, Landesrat Franz Linsbauer, të Bashkisë së qytetit Horn, kryetari i Bashkisë Mag. Gerhard Lentschig, nënkryetari i Bashkisë, Dr. Heinrich Nagl, anëtarët e Këshillit, z. Martin Seidl dhe z. DI Reinhard Litschauer. Instrumentistë tradicionalë dhe studentët e shkollës së muzikës luajtën muzikë tradicionale austriake”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, raporton albinfo.at.
Pjesëmarrësit e shumtë në këtë aktivitet ndoqën me interes pjesët e luajtura në violonçel nga Marigona Komani, korin e mrekullueshëm të grave, vallen e fëmijëve dhe u admiruan me punimet e pikturës nga piktori Haxhi Fejzullahu.
Atmosferën festive e shtoi edhe më shumë çelja e ekspozitës me kostumet kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare. Shiriti i inaugurimit të ekspozitës, kontribut i organizatës “Tradita veshje shqiptare”, drejtuar nga Zj. Edlira Sulaj, u pre nga Ambasadori Roland Bimo dhe autoritetet e Land-it të Austrisë së Poshtme dhe të qytetit Horn.
Në fjalën e tij, ambasadori shqiptar, Rolando Bimo, foli për marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale e historike midis të dy vendeve e popujve që shkojnë thellë në histori, qysh nga koha e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.
“Këto lidhje janë zhvilluar e fuqizuar me mbështetjen e fuqishme të monarkisë Austro-Hungareze për pavarësinë e sovranitetin e Shqipërisë, si dhe mbështetjen që i jep vendit tonë sot Austria në rrugëtimin drejt integrimit evropian”, ka thënë ambasadori Bimo, përcjell albinfo.at.
Nga ana tjetër, shqiptarët janë pjesë e realitetit austriak, të jetës artistike, shkencore, ekonomike e kohët e fundit edhe me angazhime politike. Figura të shquara, si aktori me famë botërore Aleksandër Mosiu e inxhinieri Karl Gega kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë austriake. Të shumtë janë bashkëpatriotët tanë që kontribuojnë talentin e tyre në ekonominë austriake. Vitet e fundit përfaqësues të komuniteteve shqiptare po aktivizohen ndjeshëm edhe në çështje të interesave të komunitetit ku jetojnë e punojnë, përmes përfshirjes në politikat lokale, siç është shembulli i z. Shefqet Bala. Z. Bala, tashmë anëtar i Këshillit të Qytetit prej disa vitesh, ishte edhe ideuesi dhe organizatori kryesor i eventit.
Për lidhjet e ngushta tradicionale midis shqiptarëve dhe austriakëve foli inxhinieri Fatmir Osmani, ndër aktivistët e shquar të diasporës shqiptare në Austri.
Ambasada shqiptare në Vjenë i shpreh mirënjohjen e thellë autoriteteve të qytetit Horn dhe mikut të çmuar z. Wolfgang Welser, për organizimin e shkëlqyer dhe drejtimin profesional të aktivitetit.
Ambasadori Roland Bimo falënderoi të gjithë ata që punuan me përkushtim e veçanërisht sponsorin kryesor të Ambasadës shqiptare “Balfin Holding” dhe z. Albi Caslli, drejtues i projektit “Vienna Resident Progame”.
Mirënjohje “Sharri Markt” për prezantimin e kulinarisë shqiptare, si dhe z. Aki Nuredini, restorant “Sole” për mbështetjen e rëndësishme.
Këtë ceremoni e nderuan me pjesëmarrjen e tyre zoti Lulzim Pllana, Ambasador i Republikës së Kosovës në Austri, si dhe z. Markus Posset, Konsull Nderi i Shqipërisë për Austrinë e Poshtme, të cilët mbajtën fjalë përshëndetje për të pranishmit.
E-Diaspora
-
Patentë shoferët e mërgatës: Pse Policia e Kosovës nuk mund t’i konfiskojë? Ja pse Policia e Kosovës nuk ka kompetencë të konfiskojë patentë shoferët e bashkatdhetarëve...
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Orion Jucja përfundon me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey në SHBA
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
-
Arratiset gjatë transportit të të burgosurve – Policia kërkon 23-vjeçarin shqiptar
Jeta në Austri
-
27.8% e austriakëve: Mbi 2.5 milionë njerëz me prejardhje migrimi Popullsia e Austrisë vazhdon të rritet vetëm për shkak të migrimit, sipas Statistikave të Austrisë. Në...
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion
-
Austri: Shembet ura për këmbësorë në Linz, dy persona plagosen rëndë
-
Austri: Ankesa ndaj kërkesave strikte për efikasitet energjetik në ndërtesat e reja
-
Austri: Vetëm 14% e të rinjve duan të qëndrojnë në vendet e tyre aktuale të punës