Në Gjenevë përplasen Harxhi dhe Jeremiq
Përfaqësues të diplomacisë shqiptare dhe serbe kanë debatuar të martën në sesionin e Këshillit të OKB-së, që po mbahet në Gjenevë

Zëvendësministrja e Jashtme shqiptare, Edit Harxhi dhe shefii i diplomacisë serbe kanë polemizuar rreth raportit të deputetit zviceran Dick Marty, të shndërruar në Rezolutë të Parlamentit Evropian, ku akuzohen ish-pjesëtarët e UÇK-së për trafikimit të organeve njerëzore gjatë vitit 1999 në Kosovë dhe Shqipëri.
Në polemikën e saj, Harxhi ka thënë se pala shqiptare e votoi vetë këtë rezolutë dhe është e hapur për hetime për t’i dhënë fund kësaj shpifjeje. Ajo ka thënë se Jeremiq në Gjenevë nuk ka folur për të drejtat e njeriut, por është marr me propagandë, njoftojnë mediat.
Duke iu kundërvënë fjalimit të Jeremiqit, rreth Kosovës dhe shqiptarëve, Harxhi ka thënë se Beogradi fillimisht duhet të pranojë fajin e bërë ndaj tyre, të kërkojë falje publike për krime, gjenocid e spastrime etnike që bënë serbët në Kosovë, e pastaj të flitet për pajtim rajonal.
Duke folur për rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Parlamentit Evropian, të bazuar në raportin e Martyt, i cili akuzon Kosovën për “trafik organesh”, Harxhi ka thënë se “Shqipëria i ka hapur udhën dhe mundësive për hetime ndërkombëtare rreth akuzave e dyshimeve të shfaqura në raportin e Dick Martyt dhe akuzave serbe, se në Kosovë UÇK apo liderët e saj qenkan marrë me ‘trafik organesh’, duke implikuar këtu edhe vendin tone”.
Ndërkohë Jeremic, kas këtij debati të Harxhit, ka vazhduar propagandën kundër Kosovës përpara të pranishmëve, duke akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi, Xhavit Halitin dhe Shaip Mujën, që, sipas tij, janë përgjegjësit kryesorë të “trafikut të organeve” dhe se janë “boss”-a të krimit të organizuar e drogës.
Duke vazhduar me “shfryrjet” kundër Kosovës, Jeremiq ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që të themelojë një gjykatë speciale për të zhvilluar hetimet, siç u shpreh ai, kundër disa krerëve të ish-UÇK-së dhe politikanëve të qeverisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura...
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €