Kosova
Ndryshon raporti: KFOR-i nuk negocioi largimin e grupit terrorist të Banjskës
Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) e ka ndryshuar të martën një pjesë të tekstit nga raportit “Ballkani Perëndimor: Sfidat e reja të sigurisë në pragun e NATO-s”.
Në këtë raport të publikuar më 2 prill ishte shkruar fillimisht se zyrtarë të KFOR-it kanë negociuar për tërheqjen e një pjese të grupit të sulmuesve të armatosur serbë në Banjskë, më 24 shtator 2023, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Në tekstin e ndryshuar më 28 maj thuhet se “gabimisht” është cekur se KFOR-i ka negociuar tërheqjen e grupit të armatosur serb nga Banjska.
“Teksti është përditësuar më 28 maj 2024. Versioni origjinal i këtij raporti kishte cekur gabimisht se personeli i KFOR-it kishte negociuar për tërheqjen e grupit të serbëve të armatosur nga rrethimi në Banjskë”, thuhet në tekstin e përditësuar.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









