E-Diaspora
Ndryshimi rrënjësor në Konsullatën shqiptare në Milano
Konsullata shqiptare në Milano është transformuar rrënjësisht. Këtë ndryshim e ka përcjellë përmes fotove kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili vizitoi ambientet e reja dhe të transformuara rrënjësisht të Konsullatës shqiptare në Milano.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama përcjell foto nga ambientet e konsullatës, përcjell albinfo.ch.
“Ambientet e reja dhe të transformuara rrënjësisht të Konsullatës shqiptare në Milano, ku për herë të parë pas çerekshekulli ka marrë fund historia e pritjes pas dyerve me ditë të tëra në radhë të gjata dhe është çelur një kapitull i ri i shërbimeve konsullore për qytetarët që sot shërbehen brenda 10 minutave në kushte dinjitoze”, shkruan kryeministri Rama.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














