Lajme
Ndryshimet klimatike, OKB-ja paralajmëron pasoja të rënda nga “ferri i klimës”
Secili nga 12 muajt e fundit ka qenë më i nxehtë në krahasim me të njëjtët muaj në vitet e mëparshme, tha mbikëqyrësi i ndryshimeve klimatike të BE-së, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për veprim urgjent për të parandaluar “ferrin e klimës”.
Sipas shërbimit evropian “Copernicus”, temperatura mesatare globale në periudhën 12 mujore deri në fund të majit ishte 1,63 gradë Celsius mbi mesataren para-industriale, që është më e larta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1940.
Kjo mesatare nuk do të thotë se bota ka tejkaluar pragun e ngrohjes globale prej 1.5 gradë Celsius në nivelin e vitit kalendarik. Shkencëtarët paralajmërojnë për pasoja më serioze dhe të pakthyeshme për klimën nëse kjo ndodh, raporton theguardian.
Në një raport të veçantë, Organizata Botërore Meteorologjike thotë se tani ka një shans 80 për qind që të paktën një nga pesë vitet e ardhshme të shohë një temperaturë mesatare që tejkalon përkohësisht nivelet para-industriale me 1.5 gradë Celsius.
Duke komentuar këto gjetje, Guterres theksoi se bota po lëviz me shpejtësi në drejtimin e gabuar dhe po largohet nga stabilizimi i sistemit klimatik.
“Gjatë vitit 2015, mundësia për një shkelje të tillë ishte afër zeros”, tha ai me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.
Ndryshe, Guterres bëri thirrje për një reduktim prej 30 për qind të prodhimit dhe përdorimit global të lëndëve djegëse fosile deri në vitin 2030.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Bolonjës, ku një djalë 12-vjeçar me... -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“















