Kosova
Ndërtimtaria në Gjermani paralizohet pa punëtorët e Ballkanit
Kreu i zejtarisë në Gjermani, Wollseifer, kërkon viza të shpejta për punëtorët nga Ballkani
Kreu i zejtarisë gjermane, Hans Peter Wollseifer, kërkon viza më të shpejta për punëtorët nga Ballkani. Pa ta nuk do të ngrihej asnjë ndërtesë betoni më në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Politika nuk e ka arritur qëllimin për lehtësimin e tregut të punës, ka kritikuar presidenti i Shoqatës Qendrore të Zejtarisë Gjermane, Hans Peter Wollseifer.
“Kur njerëzit nga Ballkani duan të vijnë në Gjermani, kjo mund të zgjasë me vite derisa ata të marrin një vizë.” Por pikërisht këta njerëz nga Ballkani na duhen urgjentisht sidomos në fushën e ndërtimit, ka theksuar Wollseifer.
Dihet se sektori i ndërtimit ka mjaft vështirësi për shkak të mungesës së punëtorëve gjermane. “Pa punëtorët hekurpunues nga Ballkani, në ndërtim nuk do të ngrihej më asnjë ndërtesë betoni në Gjermani”, sipas kreut të zejtarisë gjermane.
Wollseifer ka kritikuar autoritetet gjermane të dhënies së vizave për mënyrën e veprimit në dhënien e vizës për migrantët e punës. “Zyrat e të huajve veprojnë shumë shpesh si autoritete të mospranimit të të huajve.
Por ato duhet të jenë qendra të mirëseardhjes. Këtë frymë për fat të keq e përjetojnë shumë pak zyra”, tha ai për gazetat gjermane të Mediengruppe Bayern në fundjavë.
“Ne kemi nevojë për fuqi të huaj punëtore nga jashtë. Për fat të keq, që nga hyrja në fuqi e ligjit të fuqisë së kualifikuar punëtore para tre vjetësh vijnë më pak punëtorë se sa kishim menduar ne”, ka theksuar Wollseifer. Corona ka luajtur rol në trendin e ardhjes së punëtorëve nga jashtë, por ende nuk është lehtësuar sa duhet tregu i punës./ Deutsche Welle
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









