Lajme
Ndërtesat e paligjshme që u amnistuan rritën numrin e viktimave
Një muaj nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe ende nën rrënoja gjenden trupa të pajetë. Miliona ton mbeturina po hiqen ngadalë, por tash kanë lindur pyetjet mbi nivelin e shkatërrimit.
Të mbijetuarit kanë treguar se kur filluan lëkundjet e tokës, katet nisen të shemben mbi njëra tjetrën. “Fakti që kishte ndërtesa që nuk u rrënuan ndonëse janë pranë atyre që u shemben nga tërmeti, tregon se projekti, zbatimi, ose fazat e kontrollit të ndërtesave të shembura nuk kanë funksionuar”, thotë Hasan Aksungur, kryetar i Dhomës së Inxhinierëve të Ndërtimit në Adana, për Zërin e Amerikës, përcjellë, Albinfo.ch.
Kundërshtarët e presidentit turk Recep Tajip Erdogan akuzojnë këtë të fundit për amnisti për ndërtesat e paligjshme. Ata thonë që miliona ndërtesa u certifikuan në këtë mënyrë. Pas amnistisë së fundit më 2018, ndërtesat u hipotekuan pa iu nënshtruar asnjë kontrolli, asnjë inspektimi. Që nga viti 1985, ka pasur amnisti të njëpasnjëshme. Pas amnistisë së fundit më 2018, ndërtesat u hipotekuan pa iu nënshtruar asnjë kontrolli, asnjë inspektimi, vetëm duke paguar tarifat përkatëse”, thotë zoti Aksungur.
Para tërmetit, qeveria po shqyrtonte dhënien e një tjetër amnistie për ndërtuesit, përpara zgjedhjeve presidenciale, që do mbahen në muajin maj. Erdogan mburrej me këto amnisti gjatë fushatës zgjedhore që kishte mbajtur edhe në Hataj, një nga zonat më të goditura nga tërmeti. “Me vendimet për amnisti, ne zgjidhëm problemet për 205 mijë qytetarë të Hatajit ”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë Albinfo.ch.
Ministri turk i Drejtësisë ka nënvizuar se edhe partitë opozitare e kanë mbështetur amnistinë për ndërtuesit. Zgjedhjet e majit edhe përkundër fatkeqësisë nuk do të shtyhen.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










