E-Diaspora

Ndërron jetë 45-vjeçari shqiptar i goditur në kokë nga një tjetër shqiptar

Në Itali ka ndërruar jetë në Itali, shqiptari 45-vjeçar A. Gërdeci. Ai ishte goditur me kokë nga një koleg në një zdrukthuari në Bientina.

Sipas mediave italiane sulmuesi është një shqiptar: Z. Cullhai, 24-vjeçar, përcjell albinfo.ch.

Zënka midis tyre kishte ndodhur për motive të dobëta. Dyshohet se 24-vjeçari i priste shumë shpejt copat e dërrasës, dhe ky i fundit nuk arrinte dot që ta ndiqte, për t’i vënë në radhë.

Kështu kishte filluar zënka ndërmjet tyre, që çoi në fatalitet dhe A. Gërdeci nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.