CH-Ballkani
Ndërroi emrin 15 herë, lirohet shqiptari që u dënua me 108 vjet burg
Tashmë ai banon në Greqi dhe është në pritje të shqyrtimit të aplikimit të tij për azil
Një 36-vjeçar shqiptar ka përdorur emrin 15 emra, dhe ishte dënuar nga gjykata greke me 108.5 vite burg për disa akuza, atë të krijimit të një organizate kriminale, vrasje, vjedhje në bashkëpunim e armëmbajtje pa leje. Megjithatë, ai u lirua nga burgu vetëm pas 8 vite e gjysmë, shkruajnë mediat shqiptare.
Kjo çështje ka bërë bujë edhe në mediat greke. “Protothema” shkruan se shqiptari ka përfituar nga ligji famëkeq “Paraskevopoulos”, i cili i lejon të dënuarit që të aplikojnë për azil dhe në këtë mënyrë nuk dëbohen nga vendi. Gjithashtu, ky ligj ka reduktuar dënimin e detyrueshëm të vuajtjes së dënimit, nga 3/5 në 2/5, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve të “Protothema”, shqiptari u lirua me kusht në nëntor të vitit 2016 pasi iu llogaritën edhe 413 ditët e punës vullnetare.
Tashmë ai banon në Greqi dhe është në pritje të shqyrtimit të aplikimit të tij për azil. Sikurse shkruan e përditshmja greke, lirimi i shqiptarit, emrin e të cilit ka zgjedhur mos ta publikojë, është vetëm një nga disa rastet.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











