Kosova
Ndalimi i tregtimit me Kosovën, i kushtoi humbje 200 milionë euro Serbisë
Duket se ekonomia serbe ka pësuar humbje prej 150 deri në 200 milionë euro për shkak të ndalimit tregtisë në territorin e Kosovës që nga qershori i vitit 2023, shkruan mediumi serb Politika, përcjell albinfo.ch.
Bojan Staniq, ndihmësdrejtor i Sektorit për Analiza Strategjike dhe Shërbime në Odën Ekonomike serbe (PKS), ka thënë se Serbisë “i mbetet vetëm të grumbullojë humbje, sepse nuk mund ta ndryshojë gjendjen”.
Sipas artikullit, në dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë ardhur 48.8 tonë mallra serbe, për dallim nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar kur janë eksportuar rreth 92 tonë. Në të njëjtën kohë, shkëmbimi i përgjithshëm tregtar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës arriti në rreth 45 milionë euro.
Eksportet ishin rreth 38 milionë euro, ndërsa importet rreth shtatë milionë euro. Kur krahasohen këto të dhëna me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vërehet se eksportet në janar 2023 ishin dyfish më të larta, rreth 67.5 milionë euro.
Kur bëhet fjalë për tërë vitin e kaluar, këmbimi i përgjithshëm tregtar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ishte rreth 367 milionë euro, ndërsa bilanci ishte 279 milionë euro, për dallim nga viti 2022, kur ai shkëmbim ishte 518 milionë euro, dhe bilanci i këmbimi ishte 415.5 milionë euro.
Sipas Staniqit, “gjithçka që po ndodh nuk është problem i madh për Serbinë, pasi ekonomia e Kosovës vuan më shumë, sidomos pjesa veriore ku serbët janë shumicë”.
Dëmi që ndodhi është praktikisht i pariparueshëm dhe shumë prej tyre janë të detyruar të mbyllin bizneset e tyre.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç










