Lajme
NASA thotë se njerëzit do të mund të jetojnë në Hënë

Njerëzit mund të qëndrojnë në Hënë për periudha të gjata gjatë kësaj dekade, ka thënë një zyrtar i NASA-s për BBC, transmeton Albinfo.ch.
Howard Hu, i cili drejton programin e anijes hënore Orion për agjencinë, tha se habitatet do të nevojiteshin për të mbështetur misionet shkencore.
Ai tha të dielën se lëshimi i raketës Artemis të mërkurën, e cila mbart anijen kozmike Orion, ishte një “ditë historike për fluturimin njerëzor në hapësirë”.
Orion është aktualisht rreth 134 mijë kilometra nga Hëna.
Raketa Artemis 100 metra e gjatë u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy, si pjesë e misionit të NASA-s për të kthyer astronautët në satelitin e Tokës.
Në maj të raketës qëndron anija kozmike Orion, e cila, për këtë mision të parë, është pa ekuipazh, por është e pajisur me një ‘manekin’ që do të regjistrojë ndikimet e fluturimit në trupin e njeriut.
Hu tha se të shikoje Artemisin të ngrihej ishte “një ndjenjë e pabesueshme” dhe “një ëndërr”.
“Është hapi i parë që po bëjmë për eksplorimin afatgjatë të hapësirës në thellësi, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për botën”, tha ai.
“Dhe unë mendoj se kjo është një ditë historike për NASA-n, por është gjithashtu një ditë historike për të gjithë njerëzit që e duan fluturimin njerëzor në hapësirë dhe eksplorimin e thellë të hapësirës.
“Dua të them, ne do të kthehemi në Hënë, ne po punojmë drejt një programi të qëndrueshëm dhe ky është mjeti që do të transportojë njerëzit që do të na zbresin përsëri në Hënë”.
Hu shpjegoi se nëse fluturimi aktual i Artemis do të ishte i suksesshëm, atëherë tjetri do të ishte me një ekuipazh, i ndjekur nga një i tretë, ku astronautët do të zbarkonin përsëri në Hënë për herë të parë që nga Apollo 17, 50 vjet më parë në dhjetor të vitit 1972.
Misioni aktual po vazhdonte mirë, i tha ai BBC-së, me të gjitha sistemet që funksiononin dhe ekipi i misionit po përgatitej për ndezjen e radhës të motorëve të Orionit (ajo që njihet si djegie) të hënën për ta vendosur anijen kozmike në një orbitë të largët të Hënës.
Një nga fazat më kritike të misionit Artemis I është kthimi i sigurt i modulit Orion në Tokë. Ai do të rihyjë në atmosferën e planetit me 38,000 kilometra në orë ose 32 herë më shumë se shpejtësia e zërit dhe mburoja në pjesën e poshtme të tij do t’i nënshtrohet temperaturave që i afrohen 3,000 gradë C.
Pasi të jetë testuar dhe vërtetuar siguria e komponentëve dhe sistemeve të Artemis, Hu tha se plani ishte që njerëzit të jetonin në Hënë “në këtë dekadë”.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor