Lajme
NASA, me teknologji që ndihmon lokalizimin e të bllokuarve nën rrënoja
Agjencia hapësinore tha se grupeve të shpëtimit në Turqi iu dërgua një teknologji e ashtuquajtur ”spinoff” e NASA-s që mund të zbulojë njerëzit e bllokuar nën rrënoja nga SpecOps Group i Floridës.
Prototipat e njësive, të quajtura Finding Individuals for Disaster Emergency Response (FINDER), u ndërtuan fillimisht nga Laboratori Jet Propulsion i NASA-s në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së përpara se t’i licensonin ato në SpecOps.
“Në kohë katastrofash, teknologjia mund të jetë një rrugë shpëtimi. FINDER, një teknologjia spinoff e NASA-s, po u siguron ekipeve të shpëtimit një mjet thelbësor për të gjetur dhe ndihmuar ata që kanë nevojë pas tërmetit të fundit në Turqi dhe Siri”, tha administratori i NASA-s, Bill Nelson, në një postim në Twitter.
Njësitë punojnë duke përdorur një radar me mikrovalë për të zbuluar lëvizjet e vogla të trupit të shkaktuara nga procese të tilla si rrahjet e zemrës ose frymëmarrja, transmeton dpa.
“Trupi juaj lëviz një milimetër kur zemra juaj rreh. Për shkak se vetë rrënojat nuk lëvizin, ne mund t’i ndajmë ato lëvizje nga njëra-tjetra”, tha Jim Lux, i cili ishte menaxher i detyrave në prototipat FINDER.
“Pastaj, ne shikojmë të shohim nëse lëvizja tregon rrahje zemre dhe frymëmarrje”, theksoi ai.
NASA tha se po punonte gjithashtu për të ndarë pamjet e saj ajrore dhe të dhënat nga hapësira për të mbështetur punonjësit e ndihmës.
Kërkimi për të mbijetuar vazhdoi pas dy tërmeteve të fuqishëm që goditën rajonin kufitar turko-sirian me disa orë larg një jave më parë, pavarësisht shpresave në pakësim e sipër.
Tërmetet vranë më shumë se 40 000 persona dhe kanë lënë miliona në nevojë për ndihmë urgjente.
Tërmeti i parë regjistroi një magnitudë prej 7,7 ballë më 6 shkurt dhe i dyti, më vonë po atë ditë, regjistroi një magnitudë prej 7,6 ballë Rihter.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












