Lajme
Naftës ruse do ti vendoset çmim fiks
Grupi i Shtatë vendeve të pasura së bashku me Australinë kanë rënë dakord që të vendosin një çmim fiks kur të finalizojnë kufirin e çmimit për naftën ruse më vonë gjatë këtij muaji, në vend që të miratojnë një normë të ndryshueshme, sipas burimeve për Reuters.
Zyrtarët amerikanë dhe vendet e G7 kanë qenë në negociata intensive gjatë javëve të fundit lidhur me planin e paprecedentë për të vendosur një kufi çmimi për dërgesat e naftës nëpërmjet detit, i cili është planifikuar të hyjë në fuqi më 5 dhjetor. Kjo do të sigurojë që sanksionet e BE-së dhe të SHBA-së, të cilat synojnë kufizimin mundësive të Moskës për të financuar pushtimin e saj në Ukrainë, të mos dëmtojnë tregun global të naftës.
“Koalicioni ka rënë dakord që kufiri i çmimit do të jetë një çmim fiks i cili do të rishikohet rregullisht, dhe jo një zbritje nga një indeks,” tha një burim i koalicionit për Reuters. “Kjo do të rrisë stabilitetin në treg dhe do ta bëjë më të thjeshtë ndjekjen e rregullave të reja, duke minimizuar barrën për pjesëmarrësit në treg.”
Çmimi fillestar në vetvete nuk është vendosur ende, por shifra do të përcaktohet në javët në vijim. Partnerët e koalicionit ranë dakord të rishikojnë rregullisht çmimin fiks dhe ta ndryshojnë atë sipas nevojës.
Lidhja e çmimit si një zbritje nga një indeks i caktuar do të kishte sjellë shumë paqëndrueshmëri dhe luhatje të mundshme të çmimeve, shtoi burimi për Reuters.
Koalicioni shqetësohej se një çmim i paqëndrueshëm, i lidhur me standardin ndërkombëtar Brent, do t’i jepte mundësi presidentit rus, Vladimir Putin, që të luante me mekanizmin duke reduktuar furnizimet.
Putin mund të përfitonte nga një sistem çmimesh të ndryshueshme, sepse çmimi i naftës së vendit të tij do të rritej nëse do të rritej edhe Brent për shkak të reduktimit të naftës nga Rusia, një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë. Ana negative e sistemit të çmimeve fikse që u dakordësua, është se do të nevojiten më shumë takime të koalicionit dhe më shumë burokraci për ta rishikuar rregullisht nivelin e çmimit.
Sekretarja e Thesarit e SHBA, Janet Yellen, si dhe zyrtarë të tjerë të G7, argumentojnë se ky kufi i çmimeve, i cili do të fillojë të aplikohet më 5 dhjetor për naftën e papërpunuar dhe më 5 shkurt për produktet e naftës, do të reduktojë fondet që shkojnë për Rusinë, pa sjellë ndërprerjen e furnizimeve për konsumatorët. Rusia ka thënë se do të refuzojë që të dërgojë naftë në vendet që vendosin kufij për çmimet.
Nga ana tjetër, The Wall Street Journal raportoi të premten se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kishin rënë dakord për detaje të mëtejshme se cilat nga shitjet e naftës ruse do të përballen me kufirin e çmimit.
Çdo ngarkesë me naftë ruse që dërgohet nga deti do t’i nënshtrohet kufirit të çmimit vetëm kur i shitet për herë të parë një blerësi në tokë, përcaktuan vendet
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç










