Kosova
Mustafa do t’i përkushtohet rehabilitimit fizioterapik në Kosovë
Me anë të një postimi në “Facebook”, Mustafa ka thënë se edhe për një periudhë kohore do të ketë nevojë t’i përkushtohet rehabilitimit fizioterapik në Kosovë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se pas kthimit nga tretmani shëndetësor jashtë vendit, ka takuar tre nënkryetarët e partisë me të cilët ka biseduar për zhvillimet në LDK dhe në vend.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Mustafa ka thënë se edhe për një periudhë kohore do të ketë nevojë t’i përkushtohet rehabilitimit fizioterapik në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Postimi i Mustafës në Facebook:
“Sot, gjatë ditës, pata takim me nënkryetarët e LDK-së, z. Agim Veliu, z. Lutfi Haziri dhe z. Haki Rugova.
Biseduam për shumë çështje të zhvillimeve në LDK, për aktivitetet në terren dhe forcimin e rolit prijës të LDK-së në proceset aktuale në Kosovë.
Nënkryetarët e LDK-së kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë periudhës sa isha në rehabilitim shëndetësor jashtë vendit dhe vazhdojnë me këto aktivitete, ndërkaq po forcohet uniteti brenda LDK-së dhe organeve të LDK-së.
Unë edhe për një periudhe do të kem nevojë t’i përkushtohem rehabilitimit fizioterapik në Kosovë.
Kam takuar, po ashtu, edhe sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, z. Ismet Beqiri si dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, prof. Avdullah Hotin, me të cilin kemi biseduar për proceset aktuale në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Mustafa.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











