Lajme
Musk, ultimatum punëtorëve: Kthehuni në punë, ose përjashtoheni
Sipas shefit të Teslas, puna në distancë nuk është më e pranueshme.
Elon Musk u ka drejtuar një ultimatum të ashpër menaxherëve të Teslas, duke u kërkuar që të kthehen të punojnë në zyrë për 40 orë në javë, ose në të kundërtën, të largohen nga puna.
“Ata që duan të punojnë në distancë, duhet të jenë në zyrë të paktën 40 orë në javë, ose të largohen nga Tesla. Kjo është më pak se sa po kërkojmë nga punonjësit e fabrikës”, thotë Musk në një email të raportuar nga Bloomberg.
Musk më pas thekson se zyra duhet të jetë një zyrë Tesla, jo një filial që nuk ka lidhje me detyrat e saj të punës.
Emaili që CEO i Tesla-s u ka dërguar të martën menaxherëve të kompanisë u zbulua në mediat sociale, duke shkaktuar polemika. Musk nuk e ka konfirmuar ende vërtetësinë e tij, por ai hyri në këtë temë në Twitter. Një ndjekës e pyeti: “Shumë njerëz po flasin për emailin, a doni t’u thoni diçka atyre që mendojnë se puna në zyrë është një koncept i vjetër?” dhe ai u përgjigj: “Duhet të bëjnë sikur punojnë diku tjetër”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










