Lajme
Musk shkarkon të gjithë drejtorët në Twitter, emëron veten si të vetmin udhëheqës
Miliarderi Elon Musk e ka shkarkuar bordin e drejtorëve të platformës Twitter – duke çimentuar kontrollin në këtë rrjet social.
Musk tani do të jetë shefi ekzekutiv i kompanisë, pas blerjes së platformës javën e kaluar në vlerë të 44 miliardë dollarëve.
Përveç Twitterit, Musk është shef ekzekutiv edhe i dy kompanive të tjera, Tesla dhe SpaceX.
Ai ka nisur të kryejë reforma menjëherë në këtë rrjet social, të cilin e përdorin politikanë dhe gazetarë në gjithë botën.
Në mesin e reformave përfshihen ndryshime në verifikim të llogarive në Twitter, si dhe zvogëlimi i vendeve të punës.
E përditshmja amerikane, The Washington Post, ka raportuar se është duke u diskutuar zvogëlimi i 25 për qind të numrit të punëtorëve.
Twitter nuk ka reaguar lidhur me këto raportime.
Më vonë, vetë Musk ka thënë se vendimi për shpërbërje të bordit të drejtorëve është hap “i përkohshëm”, por pa dhënë më shumë hollësi.
Aktualisht, Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej më shumë se 269 miliardë dollarësh, sipas revistës Forbes.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç











