Lajme
Muriqi, i lumtur te Fenerbahçe
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është i lumtur te skuadra turke, Fenerbahçe, ka bërë të ditur menaxheri i tij.
Ai për mediumet turke, ka thënë se Muriqi ka kontratë me skuadrën turke dhe një largim gjatë janarit, nuk ka qenë në opsion.
Megjithatë, ai është i kënaqur me interesimin e Manchester United, Tottenhamit dhe disa skuadra të tjera.
Muriqi me Fenerbahçen ka kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe vlera e tij në treg është 12 milionë euro.
25-vjeçari nga Prizreni me ekipin turk, këtë edicion në 20 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














