Sport

Mungon Shaqiri

Sipas uebsajtit anglez “Rotowire.com”, Xherdan Shaqiri pritet të mungojë të shtunën në ndeshjen ndaj Swansea, duke i referuar fjalëve të menaxherit Mark Hughes.

Edhe pse ai ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të Stokes këtë edicion, Shaqiri do të mungojë për shkak të lëndimit. Ai nuk u paraqit as për Zvicrën në dy miqësoret që i humbi kjo përfaqësuese, nga Irlanda dhe Bosnja, raporton albinfo.ch.

Në vend të tij te Stoke mund të luajnë Charlie Adam ose Giannelli Imbula.