Maqedonia
Mungesë vaksinash në Maqedoninë Veriore
Maqedonia e Veriut, sot dhe dje, nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi
Institucionet shëndetësore maqedonase po përballen me mungesë të vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa autoritetet shëndetësore po i shfrytëzojnë dozat e fundit për rivaksinimin e personave, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani është vaksinuar 10 për qind e popullatës.
Mbi 195 mijë persona kanë marrë nga dy doza, ndërsa në bazë ditore rivaksinohen jo më shumë se pesë mijë persona.
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se në javën e parë të qershorit do të mbërrijnë 500 mijë vaksina kineze Sinovak, por ato nuk kanë arritur ende.
“Dje jam njoftuar nga Ambasada e Republikës së Kinës që në shtatë ditët e ardhshme duhet të marrim 500,000 doza të Sinovakut”, ka deklaruar Filipçe më 4 qershor, raporton TCh.
Së voni, Maqedonia e Veriut ka pranuar rreth 30 mijë vaksina kineze si donacion nga Turqia dhe disa mijëra të tjera nga Greqia, të cilat po përdoren për rivaksinim të qytetarëve.
Filipçe, ndërkohë, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të nisë vaksinimi edhe i fëmijëve të moshave 12-16 vjeç.
Opozita maqedonase i akuzoi të mërkurën institucionet për “dështim të plotë në përballje me pandeminë dhe imunizimin e popullatës”.
“Derisa Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave – për momentin vetëm procesi i rivaksinimit është duke u zhvilluar – qytetarët po kërkojnë shpëtim dhe po vaksinohen jashtë vendit. Derisa bota po përgatitet seriozisht se si të përballet me llojet e reja të koronavirusit, Qeveria jonë nuk po arrin ende t’i sigurojë vaksinat”, tha Marija Andonovska, anëtare e kryesisë së VMRO DPMNE-së.
Për shkak të mungesës së vaksinave, infektolugu Dragan Danillovski bëri thirrje që personat që e kanë kaluar koronavirusin të mos vaksinohen, por këtë mundësi t’ua japin atyre që nuk kanë krijuar imunitet.
“Ju që keni vuajtur, keni imunitet për të paktën gjysmë viti dhe bëhuni më shumë solidarë dhe mos u vaksinoni tani. Ata që nuk kanë imunitet, le ta bëjnë këtë së pari. Në këtë mënyrë, ne do ta mbërrijmë qëllimin e dëshiruar më shpejt, duke arritur 80 deri në 85 për qind të imunitetit kolektiv. Vjeshta po afrohet ngadalë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Danillovski.
Maqedonia e Veriut, sot dhe dje, nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.
Raste aktive në nivel kombëtar janë 420 persona.
E-Diaspora
-
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë Ekspozita organizohet me rastin e 1 Qershorit dhe sjell krijimet artistike të nxënësve të mësimit plotësues... -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë -
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike? -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri»
Jeta në Austri
-
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker Një 23-vjeçar nga fshati Saraqinë i Tetovës ka humbur jetën në Austri, teksa trupi i tij... -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri














