Lajme
Mrekullitë e arrës së kokosit
Simbol i stinës së verës, arra e kokosit është një frutë ekzotike, e pasur me minerale, fibra dhe vitamina, që i bashkon shijes së këndshme një sërë përfitimesh për bukurinë dhe shëndetin.
Shumë e eksportuar në botë, arra e kokosit e ka origjinën nga Amerika e Jugut dhe përdoret në shumë ushqime.
Kokosi jo vetëm që me anë të lëngut na freskon, por është shumë i shëndetshëm për kockat dhe dhëmbët.
Pikërisht për shkak të vetive që ka, palma e kokosit është quajtur ‘pema e jetës’.
E freskët, e pasur me yndyrna të dobishme, kalcium, magnezium dhe fibra vegjetale, kokosi është perfekt për të freskuar në ditët e nxehta.
Mik i dietës: Përveç tulit, kokosi mund të të ofrojë ujin e tij, i pasur me benefice.
Uji i këtij fruti, përveçse është i shkëlqyer kundër dehidratimit, lehtëson aciditetin në stomak dhe përmirëson tretjen.
Tung lodhje! – Për shkak të vitaminave që përmban, kokosi është perfekt kundër dobësisë muskulare dhe nervozizmit. Sasia e dukshme e potasiumit dhe kriprave minerale që përmban e bën perfekte si alternativë për pike energjike dhe tonifikuese për të rikuperuar kriprat minerale që humbasin si shkak i djersitjes.
Lamtumirë kolesterol! – Vaji i kokosit është shumë i shëndetshëm kundër kolesterolit dhe është një alternativë e mirë në kuzhinë në krahasim me yndyrnat shtazore.
Acidet yndyrore nga të cilat është i përbërë, kanë një strukturë zinxhirë. Kjo karakteristikë e tij e bën të penetrojë më thellë dhe shpejt në lëkurë dhe në flokë. Praktikisht, ushqen shumë dhe nuk lë yndyrosje. Perfekte!
Jo më zbokth: Për një skalp koke të pastër dhe hidratuar, produktet me bazë kokosi janë shumë të nevojshëm.
I shkëlqyer si trajtim antizbokth, koko, përveçse është hidratues, ka edhe veti kundër kërpudhave për skalpin e kokës.
Shumë butësi – Për një lëkurë të butë si mëndafshi, nuk ka gjë më të mirë se vaji i kokosit.
I pasur me antioksidantë, reagon si hidratues dhe ushqyes në të gjithë trupin, pasi riaktivizon vajrat natyralë që janë të pranishëm në epidermë.
Gjithashtu është i vlefshëm si antirrudhë, sepse është i pasur me vitaminë E, përgjegjëse për mostharjen e lëkurës dhe në humbjen e elasticitetit të lëkurës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












