Kosova
MPJD: Trupi i pajetë i Faton Hajrizit sillet në Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë.
Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.
Trupi i pajetë i Faton Hajrizit ka arritur në Kosovë në orët e para të së premtes.
Vetura me të cilën po transportohej trupi i Hajrizit arriti në Merdar rreth orës 02:00.
Avokati i angazhuar nga familja Hajrizi, Arianit Koci, ka thënë se trupi i është dorëzuar IML-së, prokurorisë dhe Policisë si dhe do të ketë ekzaminime shtesë.
“Trupi i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore, prokurorit dhe Policisë së Kosovës. Ata vazhdojnë tash me procedurat e mëtutjeshme. Do të ketë ekzaminime shtesë, është në kompetencë të prokurorit, besoj deri të hënën apo të martën do të kryhen të gjitha. Të gjitha dokumentet që kam pasur ia kam dorëzuar prokurorisë sonë, policisë, kështu që kemi pasur një koordinim të shkëlqyer. Shumë na ka ndihmuar Zyra e Kosovës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë Koci në një prononcim për media në Merdar.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se Prokuroria e Qarkut të Beogradit në Serbi ka dhënë lejë për tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, që u vra në Lloznicë.
Avokati i autorizuar nga familja Hajrizi, Arianit Koci, ka thënë se i vrari në Llozicë të Serbisë më 19 korrik është Faton Hajrizi.
Avokati Koci ka thënë se e ka parë trupin e Hajrizit.
Konstatimi erdhi pas strishos së pështymës së dhënë të nënës së Faton Hajrizit, e dorëzuar në fund të muajit korrik.
Hajrizi, që ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.
Pas rreth 40 orësh kërkimesh, Faton Hajrizi është lokalizuar dhe vrarë nga policia serbe.
Pas vrasjes së tij mediat serbe kanë dhënë disa versione se si u lokalizua Hajrizi. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se ai i rezistoi arrestimit, duke shkrepur 9 plumba në drejtim të policisë serbe.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












