Lajme
Moti i keq shkakton kaos fluturimesh në Evropë
Mijëra fluturime të anuluara e mijëra nisje të vonuara me orë apo ditë. Gjatë fundjavës së kaluar, miliona udhëtarë nëpër Evropë përjetuan komplikime të ngjashme. Kjo është një situatë që ka nisur të ndërlikohet prej disa vitesh, por javën e fundit pati vonesa të rritura me 153%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Shkaktarët kryesorë, sipas Corriere della Sera, janë moti i keq, mungesa e stafit dhe planifikimi i gabuar i linjave ajrore, përcjell albinfo.ch.
Gjysma e fluturimeve të anuluara në mbarë botën gjatë fundjavës ishin në Evropë. Vetëm më 28 qershor, rreth 600 fluturime u anuluan dhe 8000 të tjera u vonuan. Në aeroportet angleze dhe spanjolle nisjet u vonuan me më shumë se tri orë. Edhe më 1 korrik, rreth 70% e avionëve u nisën vonë në Amsterdam, Frankfurt, Paris (Charles de Gaulle), Londër (Heathrow dhe Gatwick), Madrid dhe Barcelonë.
Disa kompanive u është dashur të akomodojnë pilotët ose klientët në hotele. Përveç këtyre shpenzimeve, kompanitë do të duhet të shtojnë edhe kompensimin dhe rimbursimet për udhëtarët. Kjo është arsyeja pse ka pasur së fundmi çështje të shtuara gjyqësore midis linjave ajrore, kompanive të menaxhimit të aeroporteve dhe kontrollorëve të trafikut ajror.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










