Kosova
Mosha e pensionimit për policët në Kosovë pritet të jetë 55 vjeç
Shumë shpejt në uniformë të Policisë së Kosovës mund të mos shihni zyrtarë më të moshuar se 55 vjeç.
Të paktën kështu thuhet në një draft-projektligj për pensiononim. Neni 6 i këtij drafti thotë se mosha e pensionimit të rregullt është 55 vjeç. 10 vjet më re sesa tash, kur policët pensionohen në moshën 65 vjeçare.
Nëse ky draft votohet rreth 1500 policë do të pensionoheshin menjëherë. Ata do të merrnin për pension pak më shumë se gjysmën e pagës bruto.
“Baza e pensionit të rregullt të zyrtarit policor nga grada polic i lartë deri në gradën kolonel është katër dhjetë 40% e pagës bruto të zyrtarit policor në momentin e pensionimit. Për çdo vit shërbimi si zyrtar policor, koeficienti i përqindjes rritet për 2%, por nuk mund të kaloj gjashtëdhjetë 60% e pagës bruto”.
E për ata që nga 50 vjeç duan të pensionohen drafti parasheh pagë më të ulët. Më së paku 15 vite shërbim në Polici dhe Inspktorat, të pensionuarit marrin vetëm 35% të pagës bruto.
Përpos pensioni të rregullt, vullnetar parashihet edhe kategoria e pensionimit invalidor dhe familjar.
“Lartësia e pensionit të bashkëshort/it-ës, bashkëshort/it-ës jashtëmartesor është pesëdhjetë 50% e pensionit që i është paguar pensionistit.”, thuhet në këtë draft.
Pikërisht për këtë nen ka vërejtje Sindikata e Policisë përkundër se nuk janë njoftuar zyrtarisht nëse ky draft do të përcillet për në komisione.
“Edhe kjo për neve është e papranueshme, pse të mos jetë 100%, pse mos ta gëzojë një bashkëshorte-bashkëshort që mbas vdekjes së njërit prej tyre ta merr pensionin e njëjtë. Nga Sindikata e Policisë së Kosovës thonë se ky draft është i njohur për ta, përkundër që zyrtarisht nuk e kanë pranuar”, deklaron Zeqiri.
Zeqiri thotë se nëse ky draft kthehet në ligj kanë edhe kundërshtime të tjera.
“Kjo përqindja maksimale të jetë të paktën minimumi 80% e pagës bruto, sepse bazuar edhe në standardet dhe kushtet aktuale duke u bazuar edhe në polici e Rajonit që i kemi e që ata pensionohem te Maqedonia p.sh. me pagën e fundit që e merr”, deklaron kreu i Sindikatës.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











