Kosova
Të mos bëhet panik, Kosova ka rezerva të mjaftueshme shtetërore
Mallrat, të cilat ruhet nëpër depo të ndryshme në Kosovë, kontrollohen, inspektohen gjatë gjithë kohës
Është bërë e ditur nga drejtori i Rezervave Shtetërore të Kosovës, Arton Muçaj, se Kosova për momentin disponon rezerva të mjaftueshme të mallrave.
”Republika e Kosovës që nga viti 2012 ka filluar grumbullimin e rezervave shtetërore. Rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile dhe shumë raste të tjera të ngjashme. Kosova ka rezerva shtetërore në proporcion më numrin e banorëve, dhe është informatë shtetërore”, tha ai për RTK.
Po ashtu, ai bëri me dije se mallrat të cilat ruhet nëpër depo të ndryshme në Kosovë kontrollohen, inspektohen gjatë gjithë kohës, dhe përtëritja, rifreskimi i tyre është detyrim ligjor dhe kontraktual. “Raportet e deritanishme vlerësojnë që të gjitha mallrat në depot që ne i ruajmë janë në gjendjen kualitative-superiore”, tha ai.
Sipas tij, në rast të gjendjes emergjente, në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të nenit 15 të Ligjit për Rezerva Shtetërore, Qeveria i bart kompetencat tek Grupi Ndërministror Qeveritar.
“Rezervat përmbajnë: miliona litra naftë, ndërsa produkte agro ushqimore flitet me mijëra tonë dhe produkte të lëngta me mijëra litra, produkte farmaceutike si barna esenciale me mijëra paketa. Buxheti për vitin 2019 është ndarë bazuar në programin vjetor 2019 -2021, i cili program është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bazë të mundësive buxhetore, i njëjti vazhdon edhe për vitet në vijim, por bazuar në nenin 8,9,10 të ligjit 03/L-244, sasia, shuma e mjeteve financiare dhe vlera e rezervave shtetërore të mallrave konsiderohet informatë e klasifikuar, pra si sekret shtetëror”, tha ai. /albinfo.ch
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/606559700194933/
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














