Shëndetësi
Mjeku gjerman jep alarmin: Fëmijët po vdesin pasi nuk ka kuadër të mjaftueshëm
Mjeku superior për kujdes intensiv jep alarm: Fëmijët po vdesin sepse nuk po mund t'i pranojmë
E vërteta është e pamëshirshme dhe mjeku Michael Sasse thotë: Fëmijët po vdesin sepse nuk ka specialistë në klinikën e tyre. Sasse është një mjek superior në Shkollën Mjekësore të Hannoverit (MHH). Ai, aty punon në njësinë e kujdesit intensiv për fëmijë. Pacientët këtu kanë kancer, sëmundje të zemrës ose infeksione të rënda, shkruan “RTL”, përcjell Albinfo.ch. Ai i cili duhet të pranohet këtu, zakonisht është në rrezik akut për jetë. Përkundër shtretërve të lirë, vitin e kaluar MHH është dashur të refuzojë 417 fëmijë që do të mund të shpëtonin atje – që dmth më shumë se një fëmijë për një ditë. Sasse dhe kolegët e tij tani alarmojnë për shkak të situatës së çmendur.
“Ka prindër që na drejtohen neve dhe të kërkojnë që fëmija i tyre të operohet me ne”, ka thënë Sasse në një intervistë për TV Star, informon Albinfo.ch. Ai mund ta marr me mend se si ndjehen prindërit në ato momente. “Tre javë më parë kam realizuar një bisedë një orëshe në stacionin tonë, me një nënë, së cilës fëmijës i ishte lëvizur pesë herë termini i operacionit. Ishte shumë intensive”. Sasse i duhej t’ia shpjegonte asaj që herë pas here fëmijët e tjerë kishin përparësi, situata e të cilëve ishte edhe më e keqe. “Ky është ferri për prindërit, natyrisht”, vazhdon ai.
Njësia e pediatrisë e kujdesit intensiv i MHH-së, në Gjermani është më i madhi i këtij lloji Por në vend të 18 vendeve në dispozicion, aty ka vetëm 12 deri në 15 shtretër për një kohë të gjatë, informon më tej Albinfo.ch. Sasse dhe ekipi i tij nuk mund të përballojnë më shumë. Sepse, çdo pacient që qëndron këtu ka nevojë për vëmendjen e plotë të stafit, bëhet fjalë për jetë a vdekje. “Ne gjithashtu duhet të ofrojmë një cilësi”, thotë ai. Ekziston një rregull i qartë: Një infermiere mund të kujdeset për maksimum dy pacientë. Ky çelës rekomandohet gjithashtu nga Shoqata gjermane për mjekësinë intensive.
Të punësuarit këtu janë të mbingarkuar dhe duhet të raportojnë të sëmurë. Leja prindërore vështirë se mund të kompensohet. Megjithëse Sasse dhe ekipi i tij përpiqen të akomodojnë pacientët gjetiu. Por klinikat e tjera janë të njëjta.
Sipas Sasse, shumë spitale e shmangin problemin duke deklaruar se një infermier kujdeset për 4-5 pacientë, njofton Albinfo.ch. “Nuk mund ta përballojmë fare këtë situatë me këta fëmijë të sëmurë rëndë”, thotë Sasse. Edhe kur vjen puna se cilin fëmijë duhet pranuar, krijohen emocione: “Ky është një konflikt i rëndësishëm etik, pasi ne duhet të vendosë se kush ka shansin më të mirë për të mbijetuar”, përfundon Sasse.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












