Lajme

Mishi i pulës – vlerat ushqyese

Për cfarë është i mirë mishi i pulave të rritura në kullotë?


Mishi i pulës është mishi më i konsumuar në botë. Vetëm në vitin 2016 konsumi për frymë i shpendëve vlerësohet të jetë  41.54 kg. Është e qartë që shumë njerëz preferojnë ta kenë pulën pjesë të dietës së tyre, por pjesa dërrmuese nuk janë të vetëdijshëm apo në dijeni që 90% e mishit dhe vezëve që shiten në botë vijnë nga procese/ operacione të përqendruara të ushqyerjes së kafshëve. Pulët e rritura në pulari janë vazhdimisht nën injektimin e dozave të ulëta të antibiotikëve. Me kalimin e kohës, kjo çon në bakteriet rezistente ndaj antibiotikëve që mund të shkaktojnë sëmundje ushqimore, veçanërisht shpërthime të salmonelës. Duke marrë parasysh informacionet e lartpërmendura, më e mira do të ishte konsumimi i mishit organik të pulave të rritura në kullota. Kjo lloj praktike lejon shpendët të lëvizin lirshëm në fermë e të mundohen ta sigurojnë ushqimin vetë. Plus kjo metodë eliminon përdorimin e antibiotikëve dhe kimikateve, duke e bërë më të sigurt atë që konsumoni. Është zgjedhja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj.

Përfitimet e të ngrënit pula organike të rritura në kullota

Largimi nga dieta juaj i pulave joorganike është një nga vendimet më të mira që mund të merrni për shëndetin tuaj. Pula organike e rritur në kullota është një opsion më i shëndetshëm për shkak të përfitimeve të mëposhtme:


-Përmban më shumë vitaminë A: Pula e rritur në kullota përmban 50% më shumë vitaminë A krahasuar me pulën e rritur në mënyrë konvencionale. Kjo lëndë ushqyese luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shikimit të mirë, ndarjes dhe rritjes së qelizave, një sistemi të fortë imunitar dhe shëndetit të lëkurës.

Të pasura me yndyrna omega-3

Në një studim të publikuar në revistën “Poultry Science” në 2008, studiuesit portugezë zbuluan se pula e rritur në kullota ka sasi të konsiderueshme më të larta të acideve yndyrore omega-3 sesa pulat që nuk kanë qasje në kullota dhe bimë të freskëta.
-Miqësore me mjedisin: pularitë janë të njohura për sasitë e mëdha të nënprodukteve toksike që gjenerojnë, të cilat hidhen në ekosistemin lokal. Një kompani, Tyson Foods Inc., lëshoi 104.4 milion pounds të ndotësve në ujërat e lumenjve midis 2010 dhe 2014. Duke mbështetur shpendët që rriten në kullota, ju mund të ndihmoni në reduktimin e ndotjes që aktualisht është shkatërrimtare për mjedisin.

-Ka një rrezik më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet lidhur me ushqimin- Pulat CAFO kanë fituar një reputacion të keq, pasi janë të lidhura me sëmundjet ushqimore të shkaktuara nga kushtet sanitare. Të zgjidhni pulat e rritura në kullota mund të ndihmojë në reduktimin e shanseve për t’u prekur nga sëmundje të tilla sepse janë më të pastra dhe të shëndetshme.

-Prodhojnë vezë me cilësi të lartë: Vezët nga pulat organike zakonisht përmbajnë 3 herë më shumë vitaminë E, dy herë më shumë omega -3, 7 herë më shumë beta-karotene dhe 1/3 më pak kolesterol sesa vezët e marra nga pulat e rritura në mënyrë konvencionale.

Ku mund të blini pula të rritura në kullota

Një nga mënyrat më të thjeshta për t’u siguruar që po konsumoni një pulë të rritur në kullota është duke e rritur vetë një në kopshtin tuaj. Megjithatë jo të gjithë kanë kohë dhe durim për t’u marrë me gjithë këtë. Plus shumë zona kanë disa rregullore që duhet t’i përmbahemi. Nëse kjo ju duket shumë për ju, atëherë blijini nga fermerët si një zgjidhje tjetër opsionale. Nëse po blini një pulë të rritur në kullota, ju mund të siguroheni për cilësinë, duke u takuar me fermerin/fermeren e zonës për të parë mënyrën e rritjes së tyrë. Gjithashtu mund të pyesni dhe në cilat tregje tregton perimet e tij.