Lajme
Mishi i pulës – vlerat ushqyese

Për çfarë është i mirë mishi organik i pulave të rritura në kullotë?
Mishi i pulës është më i konsumuari në botë. Vetëm në vitin 2016, konsumi për frymë i shpendëve vlerësohet të jetë 41.54 kg. E qartë është që shumë njerëz preferojnë ta kenë pulën pjesë të dietës së tyre, por pjesa dërrmuese nuk janë të vetëdijshëm apo në dijeni që 90% e mishit dhe vezëve që shiten në botë vijnë nga procese/ operacione të përqendruara të ushqyerjes së kafshëve. Pulat e rritura në pulari janë vazhdimisht nën injektimin e dozave të ulëta të antibiotikëve. Me kalimin e kohës, kjo çon në bakteriet rezistente ndaj antibiotikëve që mund të shkaktojnë sëmundje ushqimore, veçanërisht shpërthime të salmonelës. Duke marrë parasysh informacionet e lartpërmendura, më e mira do të ishte konsumimi i mishit organik të pulave të rritura në kullota. Kjo lloj praktike lejon shpendët të lëvizin lirshëm në fermë e të mundohen ta sigurojnë ushqimin vetë. Plus kjo metodë eliminon përdorimin e antibiotikëve dhe kimikateve, duke e bërë më të sigurt atë që konsumoni. Kjo është zgjedhja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj.
Përfitimet e të ngrënit pula organike të rritura në kullota
Largimi nga dieta e pulave joorganike është një nga vendimet më të mira që mund të merrni për shëndetin tuaj. Pula organike e rritur në kullota është një opsion më i shëndetshëm për shkak të përfitimeve të mëposhtme:
-Përmban më shumë vitaminë A: Pula e rritur në kullota përmban 50% më shumë vitaminë A krahasuar me pulën e rritur në mënyrë konvencionale. Kjo lëndë ushqyese luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shikimit të mirë, ndarjes dhe rritjes së qelizave, një sistemi të fortë imunitar dhe shëndetit të lëkurës.
-Të pasura me yndyrna omega-3: Në një studim të publikuar në revistën “Poultry Science” më 2008, studiuesit portugezë zbuluan se pula e rritur në kullota ka sasi të konsiderueshme më të larta të acideve yndyrore omega-3 sesa pulat që nuk kanë qasje në kullota dhe bimë të freskëta.
-Miqësore me mjedisin: pularitë janë të njohura për sasitë e mëdha të nënprodukteve toksike që gjenerojnë, të cilat hidhen në ekosistemin lokal. Një kompani, Tyson Foods Inc., lëshoi 104.4 milionë pounds të ndotësve në ujërat e lumenjve midis 2010 dhe 2014. Duke mbështetur shpendët që rriten në kullota, ju mund të ndihmoni në reduktimin e ndotjes që aktualisht është shkatërrimtare për mjedisin.
-Ka një rrezik më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet lidhur me ushqimin- Pulat CAFO kanë fituar një reputacion të keq, pasi janë të lidhura me sëmundjet ushqimore të shkaktuara nga kushtet sanitare. Të zgjidhni pulat e rritura në kullota mund të ndihmojë në reduktimin e shanseve për t’u prekur nga sëmundje të tilla sepse janë më të pastra dhe të shëndetshme.
-Prodhojnë vezë me cilësi të lartë: Vezët nga pulat organike zakonisht përmbajnë 3 herë më shumë vitaminë E, dy herë më shumë omega -3, 7 herë më shumë beta-karotene dhe 1/3 më pak kolesterol sesa vezët e marra nga pulat e rritura në mënyrë konvencionale.
Ku mund të blini pula të rritura në kullota
Një nga mënyrat më të thjeshta për t’u siguruar që po konsumoni një pulë të rritur në kullota është duke e rritur vetë një në kopshtin tuaj. Megjithatë jo të gjithë kanë kohë dhe durim për t’u marrë me gjithë këtë. Plus shumë zona kanë disa rregullore që duhet t’i përmbahemi. Nëse kjo ju duket shumë për ju, atëherë blijini nga fermerët si një zgjidhje tjetër opsionale. Nëse po blini një pulë të rritur në kullota, ju mund të siguroheni për cilësinë duke u takuar me fermerin/fermeren e zonës për të parë mënyrën e rritjes së tyrë. Gjithashtu mund të pyesni dhe në cilat tregje tregton perimet e tij.
Recetë: Supë me pulë dhe perime
Një nga mënyrat më të mira për të marrë benefitet e dëshiruara është të gatuani një supë.
Përbërësit:
-450 gr pulë të gatuar organike
-2 lugë gjelle vaj kokosi
-1 qepë mesatare të copëtuar
-3 thelb hudhër
-1 karrotë të madhe
-1 selino të prerë në copa
-1 kungull, të prerë në kuba 2-cm
-1 lugë gjelle xhinxheer
-4 trumza të freskëta
-200 gr silverbeet
– 1 gjethe dafine
-300 gr kungull, të prerë në kubikë
-1.7 litra lëng pule
-Kripë dhe piper të zi
-Një dorë majdanoz
-6-8 lugë perime sipas zgjedhjes
Përgatitja:
-Vendosni një tenxhere në zjarr mesatar dhe shtoni qepë, hudhër, karrota, selino, trumzë e dafinë.
-Gatuajeni për rreth 6 minuta derisa perimet të zbuten. Hidheni në lëngun e pulës dhe vlojeni për rreth 20 minuta. Shtoni xhinxherin dhe kungujt e vegjël dhe gatuajeni për 15 min të tjera. Shtoni me kujdes mishin e pulës dhe silverbeet (lakër e kuqe). Hidhni kripë, piper, majdanoz pasi ta shërbeni. Shërbejeni me pak perime.
Bëni një përpjekje për të rritur pula organike
Benefitet e të ngrënit pula të rritura në kullotë nuk mund të mohohen. Ajo është më e shëndetshme dhe e sigurt. Kini kujdes, sigurohuni para se të blini pula te fermerët, nëse janë të rritura në kullota. Kijini parasysh këto këshilla.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL Bëhet e ditur se turizmi dhe kulinaria shqiptare u promovuan sot në një nga universitetet më...
-
Dietikon: Kosovari vdes pas sulmit me thikë – Arrestohet një ugandas
-
Rrugëtimi i Arlindës drejt suksesit në Zvicër
-
Rrahje masive mes kroatëve e shqiptarëve në Zagreb, ka të plagosur
-
Diaspora është zemra ekonomike e Kosovës
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm Sistemi i pensioneve të Austrisë është vendosur për reforma të rëndësishme duke filluar nga viti i...
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi