Kosova
Ministrja Kumbaro fshin postimin pas urimit për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit
Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka fshirë një postim në Facebook, në të cilin kishte uruar Liburn Aliun për emërimin si drejtor i Portit të Durrësit.
Në postim ajo e kishte cilësuar emërimin e Aliut si “lajm të mirë”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës përmes portit më të madh detar të vendit.
“Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi sesa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në Kosovë”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, pak minuta pas publikimit, postimi u hoq nga profili i saj. Arsyet e fshirjes nuk janë bërë të ditura, ndërsa deri më tani asnjë zyrtar tjetër i Qeverisë Rama nuk ka reaguar lidhur me këtë emërim.
Ndryshe, Liburn Aliu ka mbajtur më parë postin e Ministrit të Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, nga i cili dha dorëheqje pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













