X

Na ndiqni:

 Kosova

Ministrja Hoxha: Liberalizimi i vizave, gjatë vitit 2018

Ndërkaq Hoxha beson se në fund të këtij viti Kosova do të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian

Sipas ministres süe Integrimeve Europiane Dhurata Hoxha, spektri politik në vend duhet t’i marrë seriozisht obligimet e vëna nga Bashkimi Europian. Hoxha është optimiste se gjatë vitit 2018 do të ndodh liberalizimi i vizave.

“Shpresoj qe vitit 2018 të jetë vit i lëvizjes së lirë të qytetarëve”, tha Hoxha për televizionin publik të Kosovës.

“Demarkacioni është një kriter i mbetur prej vite më parë dhe fatkeqësisht nuk kemi arritur ta tejkalojmë sepse qytetarët tanë ende mbesin të izoluar ende mbesin të vetmit në rajon ë izoluar duke pritur me ditë të tëra para ambasadave dhe kjo është një fatkeqësi e madhe”, theksoi ajo.

Hoxha beson se në fund të këtij viti Kosova do të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë