Kosova
Ministri thotë se nuk ka mashtrime me bileta nga aviokompanitë
Ministri Lekaj theksoi se nuk do ta tolerojë asnjë kompani që nuk është serioze e që mashtron qytetarët, të operojë në Kosovë
Këtë vit nuk ka pasur raste të mashtrimit të qytetarëve me bileta nga aviokompanitë.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, theksoi se nuk do ta tolerojë asnjë kompani që nuk është serioze e që mashtron qytetarët, të operojë në Kosovë.
Ai ka thënë për RTK-në se këtë vit nuk ka pasur raste të mashtrimit.
Sa i përket raportimeve se më 16 dhjetor ka pasur një rast të tillë, ministri Lekaj në një intervistë për RTK-në ka thënë se sipas informacioneve që ka marrë, aty nuk ka pasur mashtrime, por për shkak të problemeve teknike të aeroplanit, përcjell albinfo.ch.
Ministri Lekaj theksoi se nuk do ta tolerojë asnjë kompani që nuk është serioze e që mashtron qytetarët, të operojë në Kosovë.
Edhe zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës, nëpërmjet e-mailit, kanë thënë se vonesa që është bërë më 16 dhjetor ka ndodhur për shkak se avioni që është dashur të fluturojë, ka pasur probleme teknike.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











