E-Diaspora
Ministri italian reagon pasi një burrë shqiptar vrau gruan në sy të fëmijës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij, raportojnë mediat shqiptare.
Ngjarja kishte ndodhur në Itali, ku Dritan Sulollari masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Migena Këllezi, në sy të fëmijës, përcjell albinfo.ch.
Mediat italiane shkruajnë se menjëherë pas ngjarjes së rëndë, autori ka telefonuar policinë duke i thënë se ka vrarë gruan. Mësohet se shqiptari prej disa muajsh ishte pa punë dhe ishte gruaja e tij që kujdesej për sigurimin e jetesës së tij dhe fëmijës vetëm 8 vjeç të tyre.
Lidhur me këtë vrasje, ka reaguar ashpër ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti. “Sot në Gradisca d’Isonzo një burrë vrau me thikë gruan në sy të fëmijës 8-vjeçar. Jemi përballë një fenomeni veçanërisht shqetësues dhe të papranueshëm. Nga akte të tillë dhune është në lojë civilizimi i vendit. Nuk duhet ta ulim kurrë vigjilencën për të reaguar”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











