Shqipëria
Ministri gjerman: Shqipëria ka përparuar
Gjermania përkrah qeverinë Rama dhe përpjekjet e saj për reforma dhe bën thirrje që tensionet e brendshme politike të mos e prishin rezultatin e deritanishëm të reformave sidomos në Drejtësi.
“Vendi juaj ka bërë përparime të mëdha në vitet e fundit dhe reforma të guximshme në fushën e drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sidomos reforma në drejtësi ishte një sforcim i madh dhe meriton njohje”, – tha ministri gjerman i Punëve të Jashtëm, Heiko Maas, pas takimit të tij të parë me ministrin e Jashtëm shqiptar në detyrë, Gent Cakaj.
Ai vuri në dukje se këto reforma tani nuk duhet të mbeten në hijen e tensioneve politike, por të vijojnë, sepse ato u shërbejnë qytetarëve. “Konfliktet duhet të zgjidhen në kuadër të institucioneve demokratike”, tha ministri Maas në adresë të opozitës. “Bojkoti sipas mendimit tonë, është rrugë e gabuar”.
Maas tha se “është mirë që po vihet re një gatishmëri për dialog tek të dyja palët” dhe shtoi: “Nëse të gjithë aktorët veprojnë me përgjegjësi, atëherë demokracia shqiptare ka shansin të dalë më e fortë nga kjo krizë”, – tha ai duke pasur parasysh konfliktin e brendshëm aktual në Shqipëri mes pozitës dhe opozitës. “Dhe për këtë ne i urojmë sukses qeverisë”, – tha ministri.
Shefi i diplomacisë gjermane e përforcoi edhe njëherë pozitën e ministrisë së jashtme të Gjermanisë pro çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke argumentuar në adresë të skeptikëve dhe frenuesve se duhet mbajtur premtimi i dhënë një vit më parë, pasi të dy këto vende i kanë përmbushur kushtet. “Në se i kthejmë shpinën Ballkanit Perëndimor, këtë vakuum do ta mbushin fuqi të tjera”, – tha Maas. Ai pranoi se çelja e negociatave diskutohet në mënyra të ndryshme në vendet e BE-së, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj falenderoi Gjermaninë për mbështetjen dhe ritheksoi pozitën e qeverisë shqiptare për të mos ndryshuar datën e zgjedhjeve lokale. Cakaj tha se “axhenda progresive dhe përparimtare e Shqipërisë duhet të vazhdojë pa asnjë ndalesë dhe zgjedhjet për pushtetin vendor duhet të mbahen më 30 qershor. Ky është çelësi i përparimit të Shqipërisë në axhendën europiane”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë













