Lajme
Miliona fëmijë kanë mungesë të vaksinimeve thelbësore për shkak të pandemisë
Afërsisht 228 milionë persona, shumica prej tyre fëmijë, janë në rrezik të preken nga sëmundje të parandalueshme, ndonjëherë kërcënuese për jetën, për shkak të pandemisë.
“Në 50 vende, fushatat e vaksinimit kundër fruthit, poliomelitit ose etheve të verdha, për shembull, nuk kanë qenë në gjendje të realizohen për shkak të pandemisë”, thanë sot OBSH, GAVI dhe UNICEF, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Pandemia ka përkeqësuar një situatë tashmë të keqe, duke bërë që miliona fëmijë të mbeten të paimunizuar”, paralajmëroi drejtoresha ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore.
Kongo, Pakistani dhe Jemeni janë vendet e prekura në veçanti.
Një nga problemet ka qenë ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit.
Në vitin 2020, UNICEF mundi të shpërndajë vetëm 2,01 miliardë doza vaksinash, e krahasuar kjo me 2,29 miliardë në 2019.
Organizatat kanë nisur kështu një iniciativë të re me synimin që 90 % e të gjithë të miturve, në të gjithë botën, të mund të marrin vaksinat e nevojshme, duke parandaluar sëmundje të tilla si fruthi, shytat, rubeola, hepatiti, tuberkulozi dhe poliomeliti.
Kjo përpjekje duhet të ndihmojë në parandalimin e rreth 50 milionë vdekjeve deri në vitin 2030.
Për këtë qëllim, agjencitë e KB-së u bëjnë thirrje vendeve më të pasura dhe kompanive farmaceutike që të investojnë më shumë në kërkimin e vaksinave, si edhe të financojnë fushatat e vaksinimit për popullatat e vështira për t’u arritur.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













