Lajme
Miliarderi që e jep për bamirësi 99 për qind të pasurisë së tij

Një miliarder, i cili ka arritur vetë gjithë pasurinë, është shprehur se do të dhurojë 99 për qind të pasurisë së tij kur të ndahet nga jeta pasi mendon se do t’i “rëndonte” fëmijët me të.
Dave Fishwick, 51 vjeç, nga Burnley, Angli, hapi një bankë gjatë krizës financiare të vitit 2008 dhe arriti të shumëfishojë të ardhurat e tij. Ai ka deklaruar se dëshiron që fëmijët e tij të vazhdojnë të punojnë shumë, në vend që të kenë një jetë të mbështetur te paratë e fituara nga ai.
Duke folur për “Daily Star”, ai është shprehur: “Është shumë e rëndësishme që ju të keni një etikë pune. Mendoj se një përkushtim maksimal në punë ju çon në rrugën e duhur dhe në një jetë të mirë. Fëmijët e mi nuk bien dakord gjithmonë me këtë, por gjithsesi ata janë fëmijë të mbarë. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të punojnë shumë. Unë kam parë shumë njerëz të pasur që kanë llastuar fëmijët e tyre, por në fund, ata nuk kanë mundur të kuptojnë rëndësinë e parave”.
Dave e la shkollën në moshën 16-vjeçare, por ai arriti të kthehet në një biznesmen mjaft i suksesshëm. Ai ka ndihmuar me mijëra persona në nevojë gjatë kësaj periudhe. Fëmijët e tij, Sarah dhe Connor, janë të dy të rritur dhe punojnë njëri si polic, ndërsa vajza në një shoqatë. Për jetën e Dave, Netflix realizoi edhe një film biografik, “Bank of Dave”, i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri