Lajme
Mijëra francezë, në protestë kundër shtrëngimit të masave
Raportohet se mijëra protestuesë mbushën sheshet në qytete të ndryshme franceze pas paralajmërimit të presidentit francez, Emanuel Macron, se do të përpiqej të vështirësonte jetën e personave të pavaksinuar, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se demonstruesit vikendin që shkoi akuzuan qeverinë për shkelje të lirive të tyre dhe trajtim të pabarabartë për qytetarët për sa i përket projektligjit që synon të kufizojë lirinë e qytetarëve për të hyrë në bare, restorante dhe muze, nëse nuk kanë marrë plotësisht dozat e vaksinave, duke hequr edhe mundësinë e paraqitjes të një testi negativ.
Protestuesit bënë thirrje për liri, ku mbanin pankarta në duar me shkrime si “Jo lejes së vaksinimit” në një formë reference shtytëse ndaj kufizimeve që Macron kërkon të vendosë. Autoritetet franceze thanë se rreth 105 mijë qytetarë morën pjesë në këto protesta, 18 mijë vetëm në kryeqytetin francez, Paris.
Zyrtarë të Ministrisë se Brendshme thanë se 34 persona janë arrestuar dhe rreth 10 oficerë policie janë plagosur, pasi protestat u bënë të dhunshme në disa vende.
Qeveria është shprehur se pret që masat e reja të hyjnë në fuqi më 15 janar, megjithatë Senati i mbizotëruar nga opozita mund të vonojë procesin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











