Maqedonia
Mielli, vaji, qumështi, më shtrenjtë në Maqedoni se në Gjermani
Krahasohen çmimet e prodhimeve ushqimore mes Gjermanisë dhe Maqedonisë

Rritja e madhe e çmimeve të prodhimeve bazë ushqimore bëri që Qeveria e Maqedonisë dy herë të paralajmërojë për ngrirjen e çmimeve, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht u ngrit çmimi i bukës, qumështit, sheqerit, miellit, vajit të lulediellit për ushqim, mishit dhe më pas u paralajmërua se do të ngrihet edhe çmimi për vezët, orizit dhe makaronave. Sipas OBRM-PDUKM-së, vendimi i qeverisë nuk është në kohë, duke rikujtuar se ata kanë kërkuar këtë që nga pranvera e këtij viti.
Ndërkohë disa ekspertë në Maqedoni, siç është profesori Zoran Ivanovski, i cili kritikon vendimin, kanë thënë se kjo nuk do të ketë ndikim në zbutjen e rritjes së çmimeve. Edhe ndërmarrësit shprehen me kritika ndaj kësaj qeverie. Sipas tyre, qeveria do ta përthellojë krizën dhe në vend të mbështetjes ndaj qytetarëve, do të ketë zvogëlim të prodhimit në kompani dhe largime nga puna.
Sipas Entit Shtetëror për Statistika, çmimet e ushqimeve prodhuese në Maqedoni për vitin 2021 janë rritur për 4.8% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit paraprak.
Reporteri i Deutsche Welle të martën vizitoi marketin LIDL për të krahasuar çmimin e një pjesë të prodhimeve bazë ushqimore në Gjermani dhe Maqedoni, kurse Gjermania nuk ka ngrirje të çmimeve.
Vaj i lulediellit në Gjermani kushton 1.39 euro, ndërsa të njëjtin në Maqedoni e paguan 89 denarë ose gati 1.5 euro. Mielli në Gjermani blihet për 45 centë, ndërsa në Maqedoni për 40 denarë ose 20 cent më shumë se sa në Gjermani. Qumështi me 3.5% yndyrë në Maqedoni kushton minimum 50 denarë, ndërsa në Gjermani mund të gjendet pët 80 centë. Nëse bleni mish, në Maqedoni është diçka më lirë.
Duke marrë parasysh se standardi gjerman është shtatë herë më i madh se i Maqedonisë, edhe pse çmimet janë gati të njëjta, megjithatë për qytetarin e Maqedonisë kjo është më shtrenjtë se sa në Gjermani.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor