Lajme
Meta shkel rregullat e konkurrencës në BE, rrezikon të gjobitet

Kompania mëmë e Facebook, Meta, po shkel rregullat strikte të konkurrencës në Bashkimin Evropian, në tregun e reklamave të klasifikuara në internet, deklaroi sot Komisioni Evropian.
Analiza paraprake e komisionit bën përjashtim për Meta që lidh shërbimin “Facebook Marketplace” me Facebook, platformën e medias sociale të kompanisë.
“Përdoruesit e Facebook aksesohen automatikisht në ‘Facebook Marketplace’, pavarësisht dëshirës së tyre, duke shkaktuar shtrembërim të konkurrencës”, thuhet në deklaratën e komisionit.
“Kompania amerikane e teknologjisë vendosi gjithashtu kushte të padrejta tregtare për konkurrentët, në shërbimet e klasifikuara në internet që reklamohen në Facebook dhe Instagram, duke rënë në kundërshtim me rregullat antitrust të BE-së”, sipas deklaratës.
Mbikëqyrësi kryesor i konkurrencës i BE-së, beson se këto kushte imponojnë një barrë për konkurrentët dhe sjellin përfitime vetëm për “Facebook Marketplace”.
Kompania amerikane aktualisht ka të drejtë t’i përgjigjet akuzave me shkrim ose në një seancë dëgjimore.
Nëse komisioni vendos përfundimisht, se Meta ka shkelur rregullat antitrust, mund të gjobitet me 10% të xhiros vjetore.
Mbikëqyrësi i konkurrencës mbylli gjithashtu një hetim ndaj Google dhe Meta për shkelje të supozuara të rregullave të konkurrencës së BE-së, në lidhje me një marrëveshje reklamimi në internet/dpa
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj