Jeta në Zvicër
Mësimdhënësit zviceranë presin pak nga nxënësit e huaj
Nxënësit me prejardhje migrimi janë më të lënë anësh nga mësimdhënësit zviceranë. Kjo ndodh për shkak se ata presin më pak rezultate nga këta fëmijë dhe adoleshentë. Një konstatim të tillë e dëshmon një studim i ri. Kryetari i Shoqatës së mësimdhënësve Zemp, i mbron kolegët e tij

Mësimdhënësit diskriminojnë fëmijët e imigrantëve, sepse ata nuk presin rezultate të larta nga puna e tyre. Këtë e dëshmon një studim i ri nga Shkolla e Lartë Pedagogjike të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Zvicrës Veri-Perëndimore: “Promovimi dhe vlerësimi i fëmijëve, për fat të keq, nuk bëhet në mënyrë neutrale ashtu siç duhet”, thotë profesori përgjegjës, Markus Nojenshvander, për “am NZZ Sonntag”, përcjell Albinfo.ch.
Sikurse në matematikë, po ashtu edhe në gjuhën gjermane rezultatet e pritura kanë qenë shumë të ulëta. Kjo është fatale pasi sjell në performancë më të dobët në mesin e nxënësve. Ata hyjnë në një rreth më të egër, ndërsa konfirmohen edhe paragjykimet. “Dallimet në performancën midis migrantëve dhe jomigrantëve bëhen gjithnjë e më të mëdha në rrjedhën e një karriere shkollore”, tha Neuenschëander.
Edukatorja Katharina Maag e konfirmon këtë dhe thotë: “Mësuesit duhet të përmirësohen. Kjo kërkon informatë, por edhe një analizë të vazhdueshme për qëndrimin e tyre”, përcjell albinfo.ch.
Beat Zemp, kryetar i Shoqatës së mësimdhënësve të Zvicrës, kolegët e tij i merr në mbrojtje: “Pritjet gjithmonë janë të formuara nga përvoja që mund të kondensohen si stereotipe me rrjedhën e kohës”, thotë ai. Kjo vlen si për mësimdhënësit, po ashtu edhe për të tjerët, si gazetarët apo politikanët. “Mësuesit nuk janë imun ndaj transferimit të pritjeve negative për nxënësit”, thotë Zemp.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës