Sport

Mesazhi i presidentit të FIFA-s për Kosovën

“E uroj Kosovën për anëtarësimin në UEFA. Tani ajo mund t’i bashkohet edhe FIFA-s dhe do të jetë pjesë e agjendës në Kongresin që do të mbahet në Mexico City”, u shpreh Infantino

Ndër mesazhet më të rëndësishme për pranimin e Kosovës ishte edhe urimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Ai edhe para se të hidhej në votim çështja e Kosovës, ishte për të mirën e futbollit, derisa tashmë ka një mesazh të qartë, shkruan albinfo.ch.

“E uroj Kosovën për anëtarësimin në UEFA. Tani ajo mund t’i bashkohet edhe FIFA-s dhe do të jetë pjesë e agjendës në Kongresin që do të mbahet në Mexico City”, ka thënë Infantino.

Kongresi i FIFA-s do të mbahet më 12 dhe 13 maj, ku bashkë me Kosovën pritet edhe pranimi i Gjibraltarit.