CH-Ballkani
Merkel kundër, Macron dhe KE pro, Putini stepet dhe pret përfitim
“Një pajtim mbi Ballkanin kërkojnë ta arrijnë presidentët e Serbisë dhe Kosovës - një korrigjim kufijsh mes shteteve. Megjithatë, mbi Ballkan sundon një dyshim i madh: serbët, njashtu edhe shqiptarët kanë frikë nga jo-stabiliteti,” përcjell albinfo.ch.
Me titullin “Serbia dhe Kosova duhet ti shkëmbejnë territoret” artikulli i medias së njohur gjermane “Deutschlanfunk.de” shkruan për ngjarjet e fundit të dialogut mes dy presidentëve: Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic.
“Një pajtim mbi Ballkanin kërkojnë ta arrijnë presidentët e Serbisë dhe Kosovës – një korrigjim kufijsh mes shteteve. Megjithatë, mbi Ballkan sundon një dyshim i madh: serbët, njashtu edhe shqiptarët kanë frikë nga jo-stabiliteti,” përcjell albinfo.ch.
Pasi përmenden figurat që janë shprehur kundër shkëmbimit të territoreve, mes tyre edhe shefi i PDK dhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, media gjermane shkruan se është “koha për një marrëveshje të madhe mes dy burrave të fuqishëm”. Ata e dijnë se do qëndrojnë përgjithmonë në pushtet, nëse fitojnë mbështetjen e Komunitetit Ndërkombëtar.
Siç dihet te komuniteti ndërkombëtar nuk ka më në qendër të vëmendjes zënkat dhe interesat e shoqërive të vogla. Por është presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Komisioni Europian, të cilët “fuqishëm mbështesin shkëmbimin e territoreve.” Kundër kësaj ideje është kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe me pak më entuziasëm edhe kryeministrja britanike Theresa May.
“Presidenti rus stepet. Në fakt ai është përfituesi më i madh i ndonjë marrëveshjeje: nëse Rusia dhe Serbia njohin pavarësinë e Kosovës, atëherë duhet të vlejë edhe e kundërta, njohja e aneksimit të Krimesë prej amerikanëve. Përshpëritjet në Portën e Lartë të Stambollit dëgjohen deri në Luginën e Preshëvës, thuheshte në kohën osmane. Por kjo nuk vlen për banorët e Ballkanit nga përshpëritjet në fshatrat malorë të Tirolit,” e përmbyll media gjermane duke kujtuar bisedën e parë të para disa javëve rreth korrigjimit të kufijve mes presidentëve Thaçi dhe Vucic në Tirolin Jugor.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











