Lajme
Merkel: Do të vaksinohem edhe me AstraZeneca
“Kur të jetë radha ime, do të vaksinohem edhe me AstraZeneca” kështu u përgjigj kancelarja Angela Merkel kur u pyet nga gazetarët në një konferencë shtypi në Berlin, pas takimit midis qeverisë federale dhe Laender për vaksinat me AstraZeneca, përcjell albinfo.ch.
Vlen të thekspohet se kancelarja Merkel është 67 vjeç dhe është pjesë e grupit të popullsisë për të cilin Komisioni Gjerman i Vaksinimit (Stiko) rekomandon përdorimin e vaksinës anglo-suedeze.
Në mbrëmje, pas një takimi me ministrin e Shëndetësisë Jens Spahn, Merkel tha se “ne nuk mund të injorojmë” atë që ka thënë Komisioni dhe atë që Konferenca e Ministrave të Shëndetësisë ka vendosur në lidhje me administrimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit mbi 60 vjeç”.
“Për fat të mirë, ne mund të mbështetemi në disa vaksina” vazhdoi kancelarja, shkruan A2.
Spahn pranoi se nëse të gjitha vaksinat marrin miratimet siç pritet, atëherë popullata mund të vaksinohet deri në fund të verës.
Një ditë më parë Agjencia Europiane e Barnave regjistroi vaksinën AstraZeneca me një tjetër emër, ku në simptomat e mundshme u shtua edhe pjesa që vaksina mund të shkaktojë mpiksje të gjakut, duke kthyer në vëmendje arsyen pse disa shtete evropiane ende nuk e lejojnë përdorimin e saj.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













