Lajme
Mërgimtari nga Zvicra furnizon zjarrfikësit e Tetovës
Zjarrfikësit e Tetovës në të ardhmen nuk do të kenë problem të intervenojnë edhe në ndërtesa të larta.
Kjo, pasi që përmes një donacioni nga mërgimtarët në Zvicër janë siguruar dy palë shkallë lëvizëse për nevojat e zjarrfikësve të Tetovës. Këta shkallë të gjata 23 metra, do të shfrytëzohen për shuarjen e zjarreve në ndërtesa shumëkatëshe në Tetovë, ndërsa nevoja për këta shkallë ka qenë e kamotshme. Ky donacion është mundësuar nga mërgimtari Blerim Selmani nga fshati Gjurgjevisht i Gostivarit, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
“Ishte nevojë jashtëzakonisht e madhe dhe kemi kërkuar në vazhdimësi nga komuna, nga institucionet tjera që të furnizohemi me shkallë për shuarjen e zjarreve në ndërtesa shumëkatëshe, me qëllim që të jemi sa më efikas dhe në kohë të intervenojmë. Poashtu, nevoja për këta shkallë ka qenë që të largohen në kohë edhe njerëzit e rrezikuar nga ato ndërtesa. Kjo kërkesë tashmë është bërë realitet nga ana e komunës dhe në bashkëpunim me një mërgimtar në Zvicër, Blerim Selmani, nga Gostivari, të cilin e falënderojmë për sigurimin e këtyre shkallëve”, deklaroi Uka Aliti, komandant i njësisë së zjarrfikësve në Tetovë. Me këta shkallë do të mund të intervenohet në ndërtesa të larta gjashtë apo shtatë kate. “Me donacionin në fjalë nga ana e mërgimtarit njësia kundër zjarrit në Tetovë është e pasuruar me dy palë shkallë dhe janë jashtëzakonisht të nevojshme dhe të vyeshme për shpëtimin dhe evakuimin e njerëzve në raste të zjarreve sidomos në ndërtesat në Tetovë ku qasja ka qenë tepër e vështirë”, tha Uka Aliti, komandant I njësisë së zjarrfikësve në Tetovë.
Nga njësia e zjarrfikësve në Tetovë thonë se në të kaluarën ka qenë e vështirë që të intervenohet nëpër ndërtesa sepse qasja ka qenë më e vështirë pasi që kanë munguar këta shkallë. Shpesh herë është dashur që të sigurohen pajisje tjera nga kompani private që të tejkalohen këta vështirësi në zjarret që kanë ndodhur në ndërtesat e larta. Poashtu, sipas drejtuesve të njësisë së zjarrfikësve në Tetovë bëhet e ditur se ka ende nevoja tjera që duhet të përmbushen për të qenë më efikas gjatë intervenimeve në raste të zjarreve si në Tetovë poashtu edhe në komunat rurale të Pollogut. Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka falënderuar kompaninë “Alberti” nga Struga që i solli në Tetovë, si dhe kompaninë “Bula Trans” për shkarkimin e tyre me makineri speciale. /koha.mk
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












