albinfo.ch
E-Diaspora
Mërgata ndez qirinj për Astrit Deharin para Konsullatës Kosovare në Cyrih
Disa dhjetëra bashkatdhetarë nga regjioni i Cyrihut e më gjerë, aktivistë të subjekteve të ndryshme dhe familjarë të tyre kanë mbajtur një minutë heshtje dhe në pikëllim kanë nderuar kujtimin e idealistit të ndjerë
Para lokaleve të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih është mbajtur pak më parë një homazh me ndezje qirinjsh në nderim të Astrit Deharit, aktivistit të Vetëvendosjes, i cili ka vdekur dy ditë më parë në rrethana enigmatike në burgun e Prizrenit.
Disa dhjetëra bashkatdhetarë nga regjioni i Cyrihut e më gjerë, aktivistë të subjekteve të ndryshme dhe familjarë të tyre kanë mbajtur një minutë heshtje dhe në pikëllim kanë nderuar kujtimin e idealistit të ndjerë. albinfo.ch ka qenë në vendin e ngjarjes. Ata kanë ndezur qirinj dhe me ta në mënyrë simbolike kanë ndërtuar numrin 26, që shënon moshën e re, 26 vjeçare në të cilën u desh të shkojë Astriti nga kjo jetë.
Iniciativën për këtë aksion simbolik e ka marrë aktivisti i ri, Fatmir Bardh Haziri. Ai ka thënë se me këtë rast ka ndjerë obligim si shqiptar që të bëjë diçka për Astritin për t`i dhënë udhë dhembjes që e ka ndjerë ashtu sikurse dhe të gjithë të pranishmit. Haziri ka theksuar se nuk dëshiron që ky aksion simbolik të marrë orientim politik në favor të asnjë partie a lëvizjeje por të jetë vetëm një shprehje njerëzore e ndjenjave të dhembjes.
Në vazhdim fjalën e ka marrë Florim Kadriu, aktivist i mërgatës së këtushme dhe politikan i ri në skenën politike të Zvicrës. ai ka thënë veç tjerash se Kosova në të cilën është dashur të vdiste Astriti dhe , para tij edhe vëllai i tij, Arbnori, nuk është ajo Kosova për të cilën kanë ëndërruar ata që kanë dhënë gjithçka për çlirimin e saj. Prandaj, ka thënë ai, duhet një ekspertizë e pavarur për të na hequr dyshimet rreth vdekjes së Astritit.
Ngjashëm janë shprehur edhe oratorët tjerë si: Fatmir Brajshori, Isuf Sherifi, Shefket Hasani Osman Osmani dhe Agush Buja, të gjithë miq dhe bashkëpunëtorë të Avni Deharit, babait të Astritit. Ata kanë shprehur dhembjen për të riun shembullor dhe idealist i cili bashkë me prindërit e kishte lënë luksin e Zvicrës për të jetuar në Kosovën të cilën e mendonte të çliruar, raporton albinfo.ch. Por, vdekja e tij e pasqaruar ashtu si dhe e vëllait të tij, Arbnorit para dy vitesh vë shumë pikëpyetje para kësaj lirie, kanë thënë folësit.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon traditën e organizimit të kampeve seleksionuese për të... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç





















