Lajme
Meloni: Shengen mund të ruhet vetëm duke mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE-së
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se ruajtja e zonës Shengen, e cila garanton lëvizjen pa kontrolle kufitare mes vendeve anëtare, varet nga forcimi i mbrojtjes së kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.
Pas takimit me kryeministrin belg Bart De Wever në Romë, Meloni theksoi se vendet e BE-së duhet të angazhohen më shumë për sigurinë e kufijve dhe luftën kundër rrjeteve të kontrabandës.
“Besoj fuqimisht se zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të Unionit mbrohen dhe nëse të gjithë kontribuojnë në luftën kundër kontrabandistëve”, u shpreh ajo, sipas ANSA.
Deklarata e Melonit vjen në një kohë kur Italia ka vendosur të zgjasë pezullimin e rregullave të Shengenit për Spanjën, pas zhvillimeve të fundit lidhur me krizën në enklavën spanjolle të Ceutës. Madridi është kundërpërgjigjur me një masë të ngjashme.
Çështja e kontrollit të kufijve dhe menaxhimit të migracionit vijon të mbetet një nga temat kryesore në diskutimet brenda Bashkimit Evropian, ndërsa vendet anëtare po përballen me presion për forcimin e sigurisë në kufijtë e jashtëm.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? Murat Avdyli, asamblist në Bad Homburg të Gjermanisë, ka ngritur në Bruksel çështjen e glorifikimit të... -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













